Doni rritje page? 3 mënyra si të arrish shifrën që dëshiron

0
43

Kur doni të filloni një punë dhe jeni duke negociuar për pagën, mos mendoni se është e vështirë. Sepse një pagë më e lartë nuk është “tabu”.

Një studim i kryer nga Michelle Marks of George Mason University dhe Crystal Harold i Temple University kanë kryer një vëzhgim, me punëtorë të ndryshëm brenda një kompanie.
Ata që negocionin për rrogën e tyre, paguhen mesatarisht 5 mijë dollarë më shumë në pagë vjetore. Në studim është marrë rasti i dy personave që fillojnë punë në të njëjtën kohë. Të dyve u ofrohet e njëjta pagë, por njëri e pranon e tjetri vendos të negociojë. Sipas studimit janë tre mënyra se si mund të negocioni për një rritje page:

1.Duhet të keni një arsye të vlefshme
Kompanisë nuk i intereson nëse arsyet tuaja për rritje page janë personale, veçse në rastin kur ju argumentoni se është në interesin e saj t’ju mbajë në punë, si dhe t’ju paguajë më shumë. Studimi mori rastin e një punonjëseje së cilës iu ofrua një punë e re me pagë shumë më të ulët nga sa ajo kishte nevojë për t’ia dalë mbanë në fund të muajit. Ajo jo vetëm ishte shumë e zonja në punë, por edhe i pëlqente ajo punë.
Gjithsesi nuk mund të pranonte një punë duke qenë e detyruar të bënte edhe një punë tjetër për të nxjerrë të ardhura të mjaftueshme. Kështu kontaktoi me menaxherin e punësimit dhe i tregoi se ajo dëshironte të ishte 110 % e angazhuar në kompani, por kjo ishte e pamundur sepse ajo do detyrohej ta mbaronte punën e saj sa më shpejt, me qëllim që të gjente kohë të mjaftueshme për të bërë një punë më kohë të pjesshme që të fitonte të ardhurat që i duheshin.
Menaxheri i punësimit pasi e dëgjoi ra dakord se ajo ishte një punonjëse me vlerë për kompaninë dhe vlerësoi ndershmërinë e saj, duke i bërë një rritje të konsiderueshme page.

2. Tregohuni mirënjohës si në fillim ashtu dhe në fund
Nëse merrni një ofertë pune e cila është zhgënjyese nga ana e pagesës, mos e tregoni zhgënjimin tuaj në fytyrë. Është e rëndësishme të tregoni se ju e shikoni veten si pjesë të kompanisë madje jeni entuziast për këtë vend pune, por është e nevojshme që të keni një pagë më të lartë për të përmbushur nevojat tuaja. Nëse nuk tregoni respekt dhe vlerësim për ofertën që në fillim kur dëgjoni pagën e ulët, do i humbisni shanset për t’u paguar më shumë.

3. Përgatituni për një “Jo”
Edhe pse mund të jeni shumë të vlefshëm për kompaninë madje dhe nëse keni një sjellje shumë të mirë përgatituni sepse mund të merrni një “Jo” si përgjigje. Realiteti është se jo të gjitha kompanitë mund të ofrojnë paga më të larta, por ka mënyra të ndryshme se si punëdhënësit mund të të ndihmojnë dhe kjo nuk ka të bëjë gjithmonë me pagën.
Shembull: Ka punë të caktuara të cilat mund të bëhen edhe nga shtëpia. Ju mund të negocioni me punëdhënësit që në fundjavë apo në rastet që e keni të pamundur të vini të punoni nga shtëpia. Ky është një lehtësim i cili shpeshherë është më i nevojshëm se sa të merrni më shumë para.
uk-minimum-wage-increase-752x501Nëse nuk bini në kompromis për një rritje page mund të gjeni mënyra të tjera alternative në mënyrë që dhe ju dhe shefi të jeni më komodë.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here