Dior sjell frymën feministe në sfilatën e fundit

0
25

Dior ka mbushur pasarelën me deklarata politike inspiruar nga kultura e të rinjve e viteve 1960’ta, gjatë Javës së Modës në Paris.

Maria Grazia Chiuri, drejtoresha e parë kreative në Dior, ka tërhequr një paralele me kohët e sotme duke thënë me ndryshimin e botës vjen edhe ndryshimi i rrobave.

Ajo gjithashtu vuri theksin tek feminizmi. Modelja britanike dhe aktivistja Ruth Bell udhëheq një grup modelesh e veshur me një xhemper në të cilin shkruante “Non, non, non et non!”. Sloganet si “Të Drejtat e Grave Janë të Drejta të Njeriut” ishin të shkruara nëpër mure.

Ky është koleksioni i katërt i dizajneres italiane tek Dior. Koleksioni i saj i parë mbahet në mend për sloganin “Të gjithë duhet të jemi feminist”, i cili ishte i vendosur nëpër bluza të bardha.

Maria Grazia Chiuri

Vogue magazine cover

//klankosova/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here