Dietologia Naco: 6 këshilla super të vlefshme nga Instituti i Harvardit

0
102

Dietologia Viktoria Naco ka ndarë me lexuesit në faqen e saj në Facebook, gjashtë këshilla nga Instituti i Harvard-it, se si të programoni sa më mirë vaktet gjatë ditës.

Sipas saj, Instituti i Harvardit është karakterizuar si shembulli mbarëbotëror më i mirë për të programuar vaktet.

Ja cilat janë 6 këshillat:
1) Duhet të përdorni vaj ulliri, si në sallatë, por edhe në gatime duke shmangur përdorimin e yndyrnave të dëmshme (trans-yndyrë).

2) Mundohuni të konsumoni sa më shumë perime të freskëta, larmi ngjyrash, por edhe vlerash.

3) Frutat duhet të jenë më pak në sasi se perimet. Gjithashtu rekomandohet të konsumojmë shumëllojshmëri.landscape-1451509350-healthy-cereal-with-fruit4) Mundohuni të konsumoni sa më shumë ujë dhe të evitoni konsumimin e pijeve me sheqer.

5) Duhet të konsumoni drithëra integrale dhe jo produktet e rafinuara, pasi nuk përmbajnë lëndë ushqyese (fibra, vitamina, kripëra minerale).

6) Produktet proteinike duhet të jenë kryesisht peshk i freskët, mish pule dhe bishtajore, duke evituar përdorimin e mishit të kuq!.//oranews/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here