Dhjetë kopshtet më të bukur në botë

0
1739

Revista amerikane “Nationalgeographic” ka përzgjedhur dhjetë kopshtet më të bukura në botë.

Për nga bukuria e tyre, arkitektura, historia, këto janë vende që të lënë pa mend dhe ku çdo kush ëndërron të kalojë një ditë. Vendin e parë sipas ekspertëve “Nationalgeographic” e zë Vila e Versajës në Francë. Ky kopsht është ndoshta një nga kopshtet më të famshme në botë, ish-Domaine royal de Versailles përbën një shprehje të harlisur dhe origjinale të kopshteve të zbukuruara formale të Francës. I projektuar nga André Le Nôtre, në bashkëpunim me mbretin Luigji XIV dhe këshilltarët e tij, Kopshtet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Versajë shtrihen më shumë se 1 km2 – një sfidë për këdo që dëshiron të shohë gjithçka në një vizitë. Mbreti Sun bëri përpjekje të mëdha për të marrë ujë nga lumi Sena dhe Eure deri në Versajë dhe shatërvanët mahnitës që mbizotërojnë kopshtet tani ia kanë vlejtur çdo përpjekje të mbretit. Kombinuar me arkitekturën elegante dhe brendësinë e pasur të kështjellës, kopshtet e bëjnë Versajën një nga mrekullitë botërore të ndërtuara nga njeriu.

1.1.   Vila e Versajës
Projektuesi i famshëm francez i peisazheve, Antre Le Notre, krijoi këto parqe në jug-perëndim të Parisit në shekullin e 17, nën urdhrin e mbretit Luisi i 14-të. Mbreti i Diellit dëshironte që këto kopshte të përfaqësonin lavdinë e pallatit të tij në Versajë, e cila ishte vetë si një monument falë rregullit të saj. Rreth 101 hektarë tokë është e mbuluar me lule, qoshe të dekoruara me statuja klasike, liqene të zbukurua dhe një kanal që Mbreti Luis e përdorte për xhiro me gondola.

2.2.   Kopshti Botanik Mbretëror në Kew, Angli
E ndërtuar në mes të 132 hektarëve tokë, serat janë një tipar karakteristik i këtyre kopshteve. Nën kupolat e tyre, shkenca botanike erdhi në mënyrë elegante 16 kilometra larg Londrës. “The Temperate House” është sera më e madhe viktoriane. Në të ndodhen pemë më shumë se 150 vjeçare. Poshtë xhamit të pjerrët të çatisë së “Palm House”, rriten pema e baobabit dhe orkidë vaniljeje. Vila e Mbretëreshës Sharlotë është magjepsëse.

 

3.3.   Kopshtet “Powerscourt”, Irlandë
Kopshtet në vilën e madhe me stil Paladian në Powescourt, lindje të Dublinit, u projektuan në shekullin e 18 dhe ka pothuajse 19 hektarë mure të veshur me barishte dhe pellgje me ujë. Terreni, ujëvarat, parqet, dhe kopshte me pemë të rreshtuara anash ishin të sugjeruara nga Rilindja Italiane dhe nga parqet në Gjermani e Francë. Tarracat ujëvarore janë ndërtuar në mënyrë që të përshtaten me bukurinë e maleve Wicklow.

4.4.   Kopshtet Butchart, Vankuver
Kopshtet Butchart janë shembulli ekzakt i projektit të suksesshëm të bonifikimit. Toka, e përdorur për vite me rradhë nga Fabrika e çimentos Portland, në 1904-ën e kishte ezauruar vlerën e saj si një gurore. Gruaja e pronarit të fabrikës së çimentos, Jennie Butchart, e mbushi hapësirën me dhe të marrë nga fermat e afërta. Vizioni i saj u zgjerua deri në 22 hektarë e mbushur me 700 lloje bimësh që lulëzuan nga marsi në tetor.

5.

5.   Vila e Lindjes, Tivoli, Itali
Një nga kryesuesit e Rilindjes Italiane vendosi të ndërtonte jetën e tij në Tivoli, duke e shndërruar një manastir të rrënuar në një vilë madhështore, Vila d’Este. Ajo u zbukurua, duke u kthyer në një ndër kopshtet më komplekse dhe më të bukura të botës, kohët e fundit e listuar nga UNESKO si një nga 31 qytetet më historike dhe artistike të Italisë. “Fontana del Bicchierone”, shatërvani “Rometta” (që është miniaturë e ulkonjës me Romulin dhe Remon), të rrethuar nga zambakë përbëjnë shatërvanët më magjepsës të parë ndonjëherë.

 6.6.   Kopshti Dumbarton, Washington DC
Të duket sikur ke shkelur në një treg fildishtash. Pikërisht kjo e bën këtë vend në veri të Xhorxhtaun, një nga pasuritë më të mëdha të Washingtonit. Hardhitë lëshohen poshtë mbi muret prej guri. Ka një strukturë të ngjashme me stilin e vjetër të amfiteatrove romakë të ndërtuar afër pishinave të thella.

 7.7.   Kopshtet e Vilës “Ephrussi de Rothhschild”, Francë
Në fillim të viteve 1900, Beatrice Ephrussi, baronesha e Rothschildit ndërtoin një vilë të stilit Venisë të rrethuar nga kopshtet frymëmarrëse, përtej detit. Shtigjet gjarpërojnë përmes shtatë kopshteve (ku kopshti kryesor është ai francez me një pishinë të mbuluar me zambakë, shatërvanë “kërcimtarë” dhe me Tempullin e Dashurisë të ngjashëm me atë të Versajës). Gjithashtu aty ndodhen kopshte provincialë, të mbushur me pemë ulliri dhe livando, një kopsht i gdhendur me gurë e skulptura të mëdha që përshtateshin me vilën. Përveç kopshtit francez, ndodhen dhe kopshte të llojit spanjoll, japonez dhe fiorentin.

8.

8.   Kopshti Stourhead, Angli
Sipas anglezëve të shekullit 18, sa më klasike të ndërtohej aq më mirë do të ishte. Stourhead është një shembull i mirë i bukurisë, që kur Henry Hoare i Dytë i ndërtoi kopshtet duke shndërruar rrënojat dhe ndërtesat klasike ashtu si Panteoni dhe Tempulli i Apollos.

 

9.9.   Kopshti “The Master of Nets”, Kinë
Kopshti rezidencial në jug-lindje të Kinës, i quajtur Uangshijan në gjuhën kineze, u projektua gjatë dinastisë Song në vitet 960-1270. Sallat, dhomat muzikore, pemët e bambusë janë ushtrim i harmonisë natyrore. Sektori qendror është një botë e vogël brenda vetes, ku ka grumbuj gurësh të verdhë që duke si male, dhe një urë e vogël e quajtur “udhëheqësja drejt qetësisë”.

10.10.  Kopshti i Lumturisë (Sans Souci), Gjermani.
Frederiku i Madh i Prusisë ndërtoi një pallatin e shkëlqyer për të kaluar kohës gjatë stinës së verës, ku mund të jetonte pa e vrarë mendjen, sans souci (i lumtur). Buste të perandorëve romakë, statuja dekorative, një shtëpi çaji kineze që mbushin terrenin.

 

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here