Dhëmbë të shkëlqyer gjatë shtatzënisë, ja çfarë të hani…

0
43

Çdo grua shtatëzënë gjatë kohës që është në pritje të fëmijës së saj përballet me probleme të ndryshme shëndetësore.

Një problem i njohur nga çdo femër që ka kaluar më parë një shtatzëni është dëmtimi i dhëmbëve, problemet me mishrat e dhëmbëve, si dhe prekje nga kariesi.
Gjëja e parë që çdo grua shtatzënë duhet të dijë është kontrolli periodik tek stomatologu, para dhe gjatë kohës së shtatzënisë.nguy-co-sinh-non-cao-do-viem-chan-rang-khi-mang-thai-1
Trajtimet e vështira nuk kryhen gjatë shtatëzënisë, por mirëmbajtja e dhëmbëve dhe higjiena orale është parësore. Një tjetër element ndikues me rëndësi madhore për dhëmbë të shëndetshëm gjatë kësaj kohe është dhe regjimi ushqimor. Mjekët këshillojnë gjithmonë gratë të konsumojnë sa më pak ushqime të pasura me sheqer dhe zëvendësimi i tyre me karbohidrate të shëndetshme si bananet dhe fasulet.

Ushqimet që ndihmojnë gratë të ruajnë dhëmbët janë:

Kalciumi
Një grua shtatëzënë duhet të konsumojë përditë ushqime të pasura me qumësht pasi janë të pasura me kalcium.
Kalciumi ndikon drejtëpërdrejtë në zhvillimin e fetusit si dhe në ruajtjen e kockave të gruas.Беременность-и-здоровье-зубов-2

Ushqimet e pasura me vitamina A, si domatet, kungujt, qumështi, karotat, frutat e detit.
Kjo vitaminë ndihmon në mirëmbajtjen e membranës së mukozës orale.

Ushqimet e pasura me vitamina C, si specat jeshil, ananas, portokalli, kivi, lakra e Brukselit.
Kjo vitaminë mbron dhëmbët nga gjakderdhja. Vitamina C është e  detyrueshme gjatë periudhës së shtatëzënisë pasi ndikon dhe në zhvillimin e dhëmbëve të fetusit.
Por dhe në ruajtjen e mishit të dhëmbëve të gruas.

Fluori
Fluori është elementi numër një në ruajtjen e dhëmbëve nga kariesi.
Që një grua shtatëzënë të ruajë dhëmbët nga prishja duhet të konsumojë përditë 1 mg fluorid, nëpërmjet ujit të pagazuar.
Sasia e ujit duhet të jetë 4 gota në ditë të cilat janë të barazvlefshme me 1 mg fluor.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here