Dërrasë kuzhine plastike apo druri? Ja cila është më e mira

0
130

Mendoni se dërrasa plastike e kuzhinës është më higjienike se ajo prej druri? Në fakt keni menduar gabim, sepse dërrasat plastike përmbajnë më shumë baktere se sa ajo e drurit, sipas revistës “Allrecipes.”

Ato mund të jenë shumë më pak higjienike pavarësisht se mund të pastrohen më lehtësisht, por disa studime kanë zbuluar se bakteret shumohet shumë më shpejt tek to.img_3730_ed_2

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Wisconsin bakteret e tilla si salmonela në dërrasat e drurit nuk arrijnë të mbijetojnë, ndërsa tek ato plastike po, dhe për më tepër rriten dhe fillojnë të përhapen. Një tjetër studim ka zbuluar se njerëzit janë më të prirur të sëmuren nëse përdorin një dërrasë plastike, të cilat janë më të ekspozuara ndaj mykut, që bëhet kështu një rrezik potencial për shëndetin.

Duhet të keni parasysh disa këshilla për mirëmbajtjen e dërrasave të kuzhinës:

  • Gjithmonë prejini perimet para mishit nëse jeni duke përdorur të njëjtën dërrasë
  • Lajini me ujë të ngrohtë dhe detergjent përpara se të prisni ushqime në të
  • Fshijeni me një leckë të thatë
  • Lëreni të thahet dhe më pas vendoseni brenda në raftet e kuzhinës
  • Hidheni poshtë nëse keni shumë kohë që e përdorni.

whatchamacallit_plasticwoodcuttingboard

Dërrasat e drurit ndërkohë kanë një tendencë për të zgjatur më gjatë, sepse materiali është shumë më i fortë se plastika. Studiuesi për Sigurinë Ushqimore Ben Chapman, tha se dërrasat plastike mund të përdoren, por duhet t’i lani ato në pjatalarëse në temperatura shumë të larta në mënyrë që të vriten të gjitha bakteret.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here