Çka tregon djersitja e foshnjave

0
446

DISAfoshnja djersitin më shumë gjatë pjesës më të thellë të ciklit të gjumit, gjatë natës. Për shkak se foshnjat shpenzojnë më shumë kohë në këtë fazë të thellë të gjumit, ato kanë më shumë gjasa për t`u djersitur gjatë natës se sa të rriturit, ose se sa fëmijët më të mëdhenj në moshë.

Përderisa djersitja është shumë e zakonshme, djersitja e tepërt do të mund të thotë se diçka nuk është në rregull. Djersitja e tepërt mund të jetë një shenjë e sëmundjeve të lindura të zemrës, për shembull, si dhe infeksioneve të ndryshme.

Mbinxehja është një faktor rreziku për sindromin e vdekjes së papritur të miturve (SIDS – sudden infant death syndrome). Dhoma ku fle foshnja juaj duhet të jetë e ngrohtë – rreth 16 deri më 21 gradë Celsius – dhe jo e nxehtë.baby-sweat1-10-1478759013Veshni foshnjen tuaj në disa shtresa veshjesh, në mënyrë që të jetë komforte gjatë fjetjes edhe pa e mbuluar.

Nëse e mbani shtëpinë tuaj të freskët, dhe foshnja juaj pavarësisht se e keni veshur hollë, prapë djersitet, atëherë është koha ta vizitoni mjekun për t`u konsultuar. /Rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here