Çifti i të moshuarve rimartohet 40 vite pas divorcit

0
46

Të paktën 40 vite pasi u divorcuan, një çift në Kentaki ka në plan të martohet përsëri.

Harold Holland, 83 vjeç dhe Lillian Barnes, 78-vjeç do të shkëmbejnë premtimet më 14 prill në Lexington.

Harold dhe Lillian u martuan për herë të parë në prag të Krishtlindjeve të vitit 1955.

Ata bënë 5 fëmijë së bashku përpara se të ndaheshin.

Holland tha se puna që bënte e mbajti larg familjes dhe kjo solli ndarjen. Të dy u martuan me persona të tjerë dhe bashkëshortët e tyre vdiqën në vitin 2015.

Pas kësaj, ata morën pjesë në një bashkim familjar dhe vendosën të rimartohen.

“Ne vendosëm që të ecnim së bashku miljet e fundit që na kanë ngelur,”-tha Holland.

Të pyetur se sa do të zgjaja këtë herë martesa e tyre, ai tha: “Deri në fund.”

//eo/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.