Çfarë simbolizojnë ngjyrat e luleve ?

0
1462

Kur dhuroni lule, ngjyrat e tyre kanë një kuptim të vërtetë. Për të deklaruar pasionin tuaj, për të shprehur admirimin apo dashurinë tuaj, përdorni ngjyrat dhe simbolet e tyre si më poshtë.

20130920203239894577

E kuqja simbolizon pasionin
Kuptimi: E kuqja është një ngjyrë e theksuar! Ajo mund të simbolizojë në mënyrë paradoksale si pasionin ashtu edhe zëmërimin. Në përgjithësi, trëndafilat e kuq dhurohen për të zbuluar zjarrin e ndjenjave.
Për kë? Për një person të cilit dëshironi t’i deklaroni dashurinë tuaj të zjarrtë.

images

E bardha për të shprehur admirimin
Kuptimi: E bardha është simboli i pastërtisë, pafajësisë, prandaj e bardha tregon admirimin, elegancën dhe përsosmërinë.
Për kë?  Për një person të cilit dëshironi t’i deklaroni pasionin tuaj ose për nënën tuaj.

college_station_texas-violet_ruella_ruellia_flower_tamu

Ngjyra vjollcë tregon delikatesë

Kuptimi:Ngjyra vjollcë është ëmbëlsia, delikatesa, por edhe thellësia e ndjenjave.
Për kë? Për atë që e doni në fshehtësi, për një njeri që e dashuroni dhe për të cilin mendoni shumë.

images (2)

Ngjyra e verdhë është simbol i lumturisë
Kuptimi: E verdha është e lidhur me suksesin, lumturinë, me të gjitha gjërat e lumtura që mund të ndodhin. Nëse i dhuroni lule të verdha një personi, ju shprehni kënaqësinë që ndjeni në jetën tuaj me të.
Për kë? Për një person që e dashuroni dhe me të cilin (të cilën) ndjeheni shumë i lumtur (e lumtur).

Trëndafilat-portokalli

Portokallia simbolizon gëzimin
Kuptimi: Kjo ngjyrë shpreh gëzimin. Është një ngjyrë e qeshur. Nganjëherë ajo ngjyrë kritikohet pa të drejtë. Portokallia ka një efekt të shkëlqyer në shtëpi.
Për kë? Për dikë me të cilin (të cilën) jeni që prej shumë kohësh, për të kremtuar një dashuri të qëndrueshme, të pashkatërrueshme.

 

download

 

Ngjyra rozë simbolizon ëmbëlsinë
Kuptimi: Lulet në ngjyrë rozë janë simboli i ëmbëlsisë dhe dashurisë.
Për kë? Për një shok, për një shoqe ose një të dashur.

blue-rose2

 

Bluja simbolizon ndjenjën
Kuptimi: Kjo ngjyrë e bukur, shumë e rrallë për lulet, tregon një ndjenjë pasionante. Por kujdes! Sa më e errët të jetë bluja, aq më i dhimbshëm është kujtimi i shprehur.
Për kë? Për një njeri që e doni shumë.

1d13a8b51321aef1cc9c2612f4b6ebfd

Jeshilja simbolizon shpresën
Kuptimi: Disa njerëz e urrejnë këtë ngjyrë, por ajo është ngjyra e shpresës, e optimizmit. Ajo mund të shprehë një dashuri të ardhshme.
Për kë? Për atë që ju pëlqen, por që ju nuk guxoni t’ia shprehni ndjenjën tuaj. /living.al/

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here