Çfarë i ndodh trupit pas tatuazhit të parë?

0
133

Pasojat që lë tatuazhi i parë tek organizmi ynë. Shqetësohemi për dhimbjet që mund të ketë, por lëkura e irrituar nuk është e vetmja pasojë që lë tatuazhi i parë.

Sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Biologjisë Njerëzore, stresi i tatuazhit të parë dëmton imunitetin, pasi e dobëson atë. Kërkuesit analizuan kampionet e gjakut të njerëzve të cilët porsa kishin bërë tatuazhin e tyre të parë, dhe vunë re se niveli i antitrupave në organizmin e tyre kishte pësuar rënie të ndjeshme. Kështu, shkencëtarët sygjerojnë se pas tatuazhit të parë, trupi mund të bjerë pre lehtësisht e infeksioneve apo sëmundjeve.

wJzFszo7Megjithatë, ky efekt i tatuazhit zbehet sa më shumë të tillë të bëjë dikush; trupi dhe mendja mësohen me këtë proçes, duke e përballuar gjithmonë e me më pak stres tatuazhin e 2-të, 3-të, 4-t… Kërkuesit vunë re se njerëzit të cilët kishin bërë tatuazhe edhe më parë, pësonin më pak rënie të nivelit të antitrupave.

Sidoqoftë, kërkuesit këshillojnë që përpara dhe pas çdo tatuazhi e sidomos pas të parit, të mbahet një dietë tepër e shëndetshme që të përmbajë të jeshilta dhe Vitaminë C, në mënyrë që të forcohet sistemi imunitar. /Anabel/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here