Çfarë është Tokëzimi dhe si mund të na shpëtojë?

0
437

Babai i mjekësisë, 2500 vjet më parë, e dinte shumë mirë për çfarë po fliste.

baby on grassSot, kur teknologjia, mjekësia e gjithçka tjetër është në kulmin e saj, gjithnjë e më shumë fëmijët vuajnë nga alergjitë, nga astma; gjithnjë e më të shpeshta janë rastet e sklerozës së shumëfishtë, diabetit, artritit, sëmundjeve të zemrës, kancerit. Bakteret po ashtu po bëhen aq të fuqishme sa po na mbarojnë armët për t’i luftuar. Shkaqet mbeten të paidentifikuara plotësisht por fajtorë quhen gjenet, ndotja e mjedisit, ushqimi i varfër në vlera, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik apo deri edhe banesat sterile. Pra, vetë ne!

 

walking-on-the-grassIshim dhe vazhdojmë të jemi ne ata që i krijuam armiqtë tanë. Por lufta ndoshta nuk është ende e humbur! Mbase sepse një nga instiktet më të fuqishme që gëzojmë është pikërisht ai i mbijetesës. Një teori e re, por aspak e dalë nga hiçi, premton shumë: Tokëzimi! Me një kusht të vetëm: të kthejmë sytë apo më mirë këmbët, tek ajo që na mundësoi jetën: Toka.

Pra, është të ecësh zbathur mbi sipërfaqen e tokës, pa këpucë, pa çorape, për gjysmë ore apo sa të mundesh për aq shpesh sa të mundesh. Kaq e thjeshtë! Sipas përkrahësve të kësaj teorie, ne jemi qenie bioelektrike, që jetojmë në një planet ‘elektrik’. Çdo funksion i organizmit tonë bëhet i mundur në sajë të elektricitetit dhe përçimit të saj Në fund, a është pasojë e modernizmit shëndeti ynë jo i mirë?! Tokëzimi thotë PO! /living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here