Çfarë është sindroma Down?

0
1759
  1. Individët me sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46 kromozomeve që kanë individët pa këtë sindromë. Si ndodh kjo? Ata kanë një kopje shtesë të kromozomit të 21-të.
  2. Sindroma Down nuk është një sëmundje (dhe as diçka që ngjitet). Ajo është një kusht gjenetik (çrregullim kromozomik), i shkaktuar nga prania e një kromozomi shtesë në kromozomin e 21. Faktori gjenetik tek çdo njeri është gjithashtu përcaktues i ngjyrës së flokëve, syve dhe gjatësisë.
  3. Sindroma Down nuk përcakton individin, ajo është thjesht një pjesë e asaj çka janë keta individë. Ata përjetojnë çdo emocion.
  4. Fëmijet me sindromen Down kalojnë në të njejtat stade zhvillimi si femijët që nuk e kanë këtë sindromë. Ku qëndron ndryshimi mes tyre? Krahasuar me bashkëmoshataret e tyre, fëmijeve me sindromen Down i nevojitet më shumë kohë dhe punë e asistuar nga familja dhe profesionistët e shërbimeve terapeutike, për të arritur gurët kilometrikë të zhvillimit, si psh., rrotullimin, të qëndruarin ulur, zvarritjen, të ecurit, të folurit etj.
    615x200-ehow-images-a02-02-qi-pick-school-down-syndrome-child-800x800
  5. Tiparet e fytyres së një individi nuk përcaktojnë aftësinë kognitive të tij. Vetëm sepse dikush ka disa prej tipareve fizike karakteristike të sindromes Down, nuk do të thotë që ka nivel inteligjence më të ulët. Gjithashtu edhe sepse dikush ka tipare fizike të sindromës Down pak më të dallueshme, nuk do të thotë që inteligjenca e tyre është më e lartë.
  6. Thjesht sepse një fëmijë ka sindromen Down, kjo nuk do të thotë që ata nuk janë të aftë të sillen mirë ose të ndjekin udhëzimet. Fëmijët me sindromën Down janë të zgjuar. Atyre ju duhen disa minuta për të dalluar/kuptuar pritshmëritë (apo komandat) për të reaguar apo përgjigjur.
  7. Jo të gjithë fëmijët/ individët me sindromën Down janë njësoj. Të njohësh dikë me sindromën Down, nuk do të thotë që të gjithë individët me sindromën Down janë të njëjtë. Ne jemi të gjithë individë, pavarësisht sa kromozome kemi.
  8. Shumë të rritur me sindromën Down ndjekin kolegjet, kanë një punë ose martohen.
  9. Individët nuk “vuajnë” nga sindroma Down (as fizikisht për shkak të sindromës).
    child-with-down-syndrome-in-school_ifv8xsnjë studim të kryer nga Brian Stotko, 99% e të rriturve me sindromen Down raportojnë që janë të lumtur me jetën e tyre.
  10. Pjesa më e madhe e familjeve po e jetojnë dhe dashurojnë jetën me femijën e tyre me sindromën Down. Nëse nuk njeh askënd me sindromën Down, atëherë prezantohu me njërin prej tyre./Spectrum

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here