Çaji që duhet të pini për një natë të qetë

0
188

Të privohesh nga orët e gjumit mund të jetë një ndër gjërat më shqetësuese për një njeri.

Depresioni, ankthi, shpërqëndrimi dhe lodhja janë ndjesitë që të shoqërojnë pas një nate apo një periudhe me një gjumë jo cilësor. Nëse mendoni se nuk jeni ende në fazën e marrjes së pilulave mundohuni ta gjeni përgjigjien tek dietat ushqimore apo aktiviteti fizik.

Disa ushtrime të lehta, leximi i një libri apo pirja e një çaji qetësues do t’ju ndihmojë shumë.  Një ndër pijet që është mjaft efektive është çaji me banane e kanellë.

CajPërbërësit: Një banane, kanellë,  ujë.

Udhëzime: Në një tenxhere me ujë të nxehtë të valuar shtoni një banane të prerë. Lëreni për 10 minuta. Pasi e keni hequr nga zjarri shtypeni me një pirun  dhe më pas kullojeni në një filxhan çaji. Lëreni të ftohet, shtoni pak kanellë dhe kjo ishte. Ju duhet ta pini këtë, të paktën, një orë para se të shkoni në shtrat. /Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here