Çaj bimor me finok, a mund t’ua jepni fëmijëve?

0
38

Çaji bimor i farave të finokut ndihmon për tretjen e ushqimit për përbërësit që ka. Efektet mund të jenë të njëjta edhe te fëmijët. Por kini kujdes: farat e finokut përmbajnë një substancë që, kur merret në sasi të mëdha, mund të jenë të dëmshme.

Dhimbjet e barkut, janë një problem sidomos për foshnjat, që mund të kthehen në një tragjedi të vërtetë për prindërit. Një nga shkaqet është gëlltitja e ajrit gjatë të ushqyerit, dhe një nga zgjidhjet, është çaji bimor me farat e finokut. Përvojat pozitive janë të shumta në të vërtetë.1 (37)
Ato përmbajnë, në fakt, përbërës aktivë që ndihmojnë për të eliminuar gazrat nga zorrët si dhe për të përmirësuar tretjen e përgjithshme te të rriturit.

Çaj bimor për fëmijët
Substanca që, kur merret në sasi të mëdha, është e dëmshme, quhet “estragolo”. Që në 2001 ajo është njohur si kancerogjene dhe gjenotoksike, në gjendje të ndryshojë ADN-në e qelizave. INRAN, Instituti Kombëtar i Kërkimeve për Ushqimin dhe Ushqyerjen, në një studim të vitit 2010, tregoi se përqendrimi i “estragole” në çajin bimor ka konfirmuar të dhënat e EMEA, Agjencisë Evropiane të Barnave, sipas të cilit, konsumimi i çajit “nuk rekomandohet për fëmijët nën 4 vjeç” te “gratë shtatzëna” dhe “gratë që ushqejnë fëmijët me gji”. Ashtu si me çdo gjë tjetër, mos e teproni me këtë çaj, dhe në rastet e fëmijëve dhe qetësimit të dhimbjeve të barkut, para se t’ia jepni fëmijës suaj, duhet të konsultoheni me pediatrin. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here