Bukën me rrush të thatë mund ta bëni vetë

0
100

A nuk ju kanë rënë edhe juve në sy ato bukët e shijshme tek furrat e bukës me rrush të thatë? Keni pyetur veten si bëhen?

Ne ju sjellim recetën, e cila do t’jua bëjë edhe më të thjeshtë përgatitjen. Pas herës së parë nuk do të ndaleni më! Kjo bukë e ëmbël do të pëlqehet nga e gjithë familja.

Përbërësit:

  • 30 gr maja birre
  • 150 gr rrush i thatë
  • 750 gr miell
  • 1 kokërr lëkurë limoni (e grirë)
  • 45 gr sheqer
  • 60 ml gjalpë (i shkrirë)
  • 125 ml ujë (i ngrohtë)
  • 125 ml qumësht

Përgatitja:

  • Përdorni tre përbërësit e parë për të përgatitur majanë, si më poshtë.
  • Zbuteni rrushin e thatë në një tas me ujë të ngrohtë për 10 minuta.Thajeni mirë dhe përziejeni me pak miell.
  • Vendoseni miellin, rrushin e thatë, lëvoren e limonit në një tas të madh.
  • Bashkoni përzierjen e majasë dhe gjalpin.
  • Përzieni ujin e ngrohtë me qumësht dhe hidheni në miell sasinë e duhur për të arritur një brumë kompakt.
  • Kur të kalojë koha e ardhjes së brumit (1 orë), vendoseni brumin në siperfaqen e punës të pluhurosur lehtë me miell dhe punojeni për 2-3 minuta.
  • Formoni dy bukë dhe vendoseni në pllakën e furrës të lyer me vaj. Lëreni të vijë për 45 minuta. Piqeni në furrën e ngrohur për 45 minuta në 200 gradë. Pasi të jetë ftohur pak, gati për tu shijuar!

//shije

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.