Bonbone në kushte shtëpie për 15 minuta

0
2

Nuk janë të paketuara, nuk përmbajnë çokollatë, por kanë një shije të mrekullueshme. Përgatitja e tyre në shtëpi të jep një ndjenjë kënaqësie, sidomos në rastet kur përfshihen dhe të vegjëlit. Përgatitini dhe mbajini si një ëmbëlsirë të shijshme, zëvendësuese perfekte të kafesë.

Përbërësit:

  • 2 gota qumësht
  • 2 gota sheqer
  • 20 gram gjalpë
  • 1 lugë çaji me kafe

Përgatitja:

  • Një një tenxhere të vogël hedhim qumështin, sheqerin dhe më pas shtojmë gjalpin. I trazojmë duke i lënë fillimisht në flakë të lartë. Pas pak shtojmë edhe kafenë e cila shërben për t’u dhënë ngjyrë.
  • I lëmë të ziejnë derisa përbërja të marrë trajtën e një mase të trashë.
  • E ulim pak flakën, por jo deri në fund, në mënyrë që masa e përgatitur mos të ngrijë. Me anë të një luge hedhim pak nga brumi tek fundi i shtrydhëses së limonit për t’u dhënë formë një e nga një.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here