Bombone me arrë kokosi!!

0
46

Për këtë recetë, vaji i kokosit vepron si ngjitës që mban gjithçka të butë dhe të përtypshme.

Mbi të gjitha, këto mini ëmbëlsia mund të përgatiten shpejt dhe me lehtësi!Filloni me shtimin e vajit të kokosit, kokosit të copëtuar, mjaltit dhe vaniljes në një blender .Përzieni përbërësit derisa të kombinohen mirë dhe të thërrmohen. Duke përdorur një lugë gjelle, nxjerrni jashtë përzierjen dhe përdorni duart tuaja për të formuar topa të rrumbullakëta. Mos u shqetësoni nëse topat janë të butë në këtë fazë – përzierja do të ngurtësohet kur ftohet. Futini  bombonet në frigorifer për 10 minuta dhe spërkatini me çokollatë të shkrirë.

Shija e këtyre ëmbëlsirave me madhësi të vogla është një përzierje e arrës së kokosit freskues dhe çokollatës së errët – të ngjashme me bonbonet që gjenden kudo por pa gjithë sheqerin dhe përbërësit e përpunuar. Ata bëjnë një vakt të vogël perfekt kur keni nevojë për një nxitje të energjisë në mesditë.

Koha totale: 20 minuta

Koha e përgatitjes: 15 minuta

Koha e gatimit: 5 minuta

Racione: 14

Përbërësit:

-2 gota arrë kokosi i coptuar

-1 / 3 filxhan vaj kokosi, (i shkrirë)

-2 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

-4 gr. çokollatë e papërpunuar

-1/2 lugë çaji vanilje pluhur, opsionale

93dbda6132b2840325e4ba5e2c6ef06c

Përgatitja:

Në një blender, shtoni kokosin e copëtuar, vajin e kokosit, mjaltin e papërpunuar dhe pluhurin e vaniljes. Përziheni deri sa të arrijë në një kosistencë që ju e shihni se produktet janë lidhur siç duhet.Vendosni një fletë të vogël për pjekje në banak dhe duke përdorur një lugë gjelle,  hidheni përzierjen ne dorë dhe formoni një masë me duart tuaj që duket si nje top i vogël .Më pas këto vendosini në letrën e pjekjes dhe vendosini në frigorifer për 10 minuta.Duke përdorur një tenxhere të dytë, shkrini çokollatën. Përdorni një thikë gjalpi për të spërkatur bombonet e kokosit me çokollatë.Vendoseni përsëri në frigorifer për 10 minuta. Mbani bombonet e kokosit në frigorifer dhe shijohini sa herë që dëshironi!Ju beftë mirë.//shije//

Komento