Blini një vazo borzilok dhe sillni shpirtin e Mesdheut në shtëpi

0
6

Është bima aromatike që na bën të mendojmë për shijet e Mesdheut dhe veçanërisht për pjatat italiane: pa borzilokun, pastat me domate dhe picat margherita nuk do të ishin ashtu siç janë.

Jo vetëm për shijen e veçantë, një vazo me borzilok në verandë ose dritare ka dhe shumë veti që e bëjnë unike këtë bimë.

Vetitë e dobishme të borzilokut

Borziloku është digestiv, antiseptik dhe ka veti antiinflamatore. Është i dobishëm në kurimin e dhimbjes së fytit dhe për të qetësuar kollën.

Mënyra më e mirë për ta konsumuar është ta hani krudo. Përfitoni vajrat esencialë dhe të gjitha vetitë ushqyese të tij.

Është një bimë tipike e Mesdheut, por përdoret edhe në vendet indiane, sidomos për të aromatizuar ushqimet dhe për të shtuar dozat e energjisë.

Merrni gjethet e freskëta të borzilokut (rreth 15 gram) dhe lërini në ujë të freskët gjithë natën. Në mëngjes vëreni në zjarr dhe prisni derisa të ziejë. Pini dy filxhanë dhe do të keni gjithë e energjinë e duhur të verës dhe një medikament të mrekullueshëm për tretjen.

Për përdorim aromatik, mundësisht përdoreni të sapokëputur nga dega në pjatë. Gatimi i largon shijen dhe tharja i humbet aromën.

Mund ta shtypni gjithashtu në një havan për të goditur qelizat që përmbajnë vajra esencialë. Vaji esencial i borzilokut përdoret për përgatitjen e parfurmeve dhe likereve; nga distilimi i tij mund të përftohet një esencë që përmban eukaliptol dhe eugenol. Gjethet dhe vaji esencial i borzilokut mund të jenë medikament natyral përkëmbë të fryra dhe të rënduara dhe mund të përgatisni një banjë të mrekullueshme. Përdoret edhe kundër inflamacionit të kavitetit oral.

Njëherë e një kohë, borziloku u dhurohej miqve si gjest afeksioni dhe dashurie. Në fund të fundit, edhe bimët janë ‘energji mentale’ si çdo gjë tjetër në univers. Le ta lejojmë këtë bimë të mrekullueshme të hyjë në jetën tonë ditë pas dite dhe do ta përballojmë verën me vitalitet, energji dhe entuziazëm.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here