Biskota me Vanilje

0
43
Këto biskota janë të shijshme dhe ideale për të gjithë familjen. Fëmijët tuaj do t’i pëlqejnë shumë. Gatuhen shumë kollaj dhe me përbërës që gjenden në të gjitha kuzhinat.

PërbërësitIMG_7913
  • 100 gr margarinë
  • 1 gotë çaji niseshte
  • 1 gotë çaji sheqer pluhur
  • 1/2 filxhan çaji vaj
  • 1 bustinë vanilje
  • 1 bustinë pluhur pjekës
  • 3 filxhanë çaji miell
  • 1 vezë

Përgatitja
Fillimisht në një tas shtoni të gjithë përbërësit përveç miellit. Përzieni mirë derisa të jetë krijuar një masë kremoze dhe e hollë.

Shtoni me ngadalë miellin dhe përzieni me shpejtësi derisa brumi të jetë homogjen dhe të mos ketë kokrriza.

Krijoni format sipas dëshirës dhe më pas në një tavë të lyer me gjalpë shtoni biskotat e rradhitura.

Futeni në furrë tepsinë të piqet për 35 minuta në 150 gradë C. Ju bëftë mirë! //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here