Birrë me xhenxhefil për reumatizëm dhe dhimbjet e kyçeve (receta e plotë)

0
202

Këtu është receta e plotë e birrës më të mirë dhe më të shëndetshme. Ata që e konsumojnë bëjnë një jetë të shëndetshme. Ajo mund të kurojë këto sëmundje, si artriti, ulcera, probleme të stomakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Veçanërisht xhenxhefili është i mirë, sepse ka edhe efekte qetësuese për muskujt dhe dhimbjet e shpinës. Shumë studime klinike tregojnë se xhenxhefili është i mahnitshëm, kur përdoret për probleme të artritit reumatoid dhe dhimbjet e kyçeve.
Meqënëse kjo birrë përdoret për shumë çështje shëndetësore, ju mund ta bëni vetë në shtëpi me xhenxhefil të freskët dhe lëng limoni. Xhenxhefili është i shëndetshëm dhe kjo është provuar tashmë.

Receta e plotë:

  • 200 gr xhenxhefil i freskët, i qëruar dhe i copëtuar
  • 450 ml ujë i filtruar
  • 20 gr sheqer
  • 120 ml ujë mineral
  • Disa pika lëng lime (limon jeshil)
  • 1 fetë limoni
  • Mjaltë

Homemade-Ginger-Ale-1

Përgatitja:
Vendosni ujin e filtruar në një tenxhere dhe lëreni të marrë një valë në zjarr. Kur të ketë valuar, shtoni xhenxhefilin. Ulni zjarrin dhe lëreni për 5 minuta të ziejë. Pastaj lëreni të ftohet për 20 minuta dhe kullojeni atë. Në një tenxhere tjetër bëni shurupin. Hidhni sheqerin në ujë dhe jepini një valë.
Përzieni ½ e lëngut të xhenxhefilit dhe 1/3 e filxhanit me shurup dhe ½ e gotës me ujë të gazuar. Tani, shtoni pikat e lëngut të lime-s, mjaltë dhe shtoni 1 fetë limon për dekor.

Përfitimet shëndetësore të kësaj recete:
Ajo lehtëson dhimbjet e barkut dhe ndihmon tretjen. Ndihmon edhe në rregullimin e kolesterolit në gjak, por ndihmon edhe në lehtësimin e simptomave të gripit dhe të ftohurit. Ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe parandalon rrezikun e kancerit.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.