Bima magjike, që më shëroi infeksionin

0
426

Një ditë të diele vendosa të shkoja në fshat. Po shkoja te gjyshja ime në Rrajcë, me babanë  dhe vëllanë.

Kur shkuam te gjyshja, mes shumë llafesh të tjera, babi me gjyshe Veziren filluan të flasin për sëmundjet dhe infeksionet, meqenëse gjyshja ime vuan nga koliti.  Unë, që nuk po ndihesha mirë nga veshkat, m’u duk një moment i mirë për të futur hundët dhe t’i thosha gjyshes për problemin tim. I thashë gjyshes se kisha shumë djegie urinë dhe dhimbje kurrizi dhe ajo që më thotë, -“Ah moj bijë, ne mjekë nuk jemi, ama kemi edhe ne ilaçet tona bimore, që na mbajnë më të shëndetshëm dhe të fortë.”  Nuk e kuptova  për çfarë e kishte fjalën, vetëm kur më sjell një bimë të thatë, si bar m’u duk në fillim.

Gjyshja po më shpjegonte se, bima që kisha unë më dorë, e shëronte një më një infeksionin dhe për më tepër të veshkave. Unë u çudita, s’besoj se jam e vetmja, ne jemi mësuar me ilaçe.

Bima quhej “fier guri”, një bimë që rritet në male, rrëzë gurëve. Edhe mjekët e rekomandojnë për ta pirë, kur vjen puna për të zhdukur infeksionin.

 Gjyshja kishte shumë që e përdorte këtë bimë. Shkonte vetë në mal, kur lëshonte lopën bashkë me komshiet dhe në vend të rrinte kot, mblidhte fier, kur gjente. E çonte në shtëpi, e pastronte dhe e linte të thahet për pak kohë. Pasi thahej e fuste në një qeskë ose e mblidhte me letër dhe e ruante për raste nevoje, si imi.Mori një xhezve, hodhi ujë, fierin e gurit, tashmë të thatë dhe jo më jeshil, pasi e kishte tharë. E vuri në sobë dhe e la të ziejë për disa minuta.

Kur e hoqi, lëngu i mbetur nga ai ishte kafe i errët. Kur e pije shija ishte e hidhët, por ama efektin e bëri shpejt. Ka një javë që e përdor dhe nuk kam më as dhimbje veshkash dhe as djegie.

Dhe kur vajta te doktori i familjes për vizitën e radhës, më tha që, veshkat e mia janë të pastra dhe infeksioni po largohej shumë shpejt.

E pra, mos shkoni në farmaci, por pyetini njëherë ato gjyshet tuaja mos kanë ndonjë kurë më të mirë. E imja e kishte dhe mua po më shëron bima magjike e fierit të gurit. /dritare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.