Bark i sheshtë me dietën e finokut

0
86

Ora e provës së kostumit të banjës po afrohet dhe mes sikletit të stresit të përditshëm e mungesës së gjumit, metabolizmi juaj është ngadalësuar dhe si pasojë keni marrë nja 4-5 kile të mira pikërisht aty: në zonën e barkut. Nëse i llogarisim, 2-3 nga këto kile janë për shkak të mbajtjes së lëngjeve nga indet, shkaktuar edhe nga sheqernat e kripërat me tepricë.

Për t’i hequr këto kile të akumuluara dhe për t’u ndier më mirë menjëherë, së fundi po flitet shumë për dietën e finokut, një regjim ushqimor me këtë perime e cila njihet për vetitë drenazhuese dhe për prezencën e ulët të kalorive (31 kalori për 100 gram), duke ndihmuar shumë në luftën kundra fryrjes dhe peshës së tepërt.

Dieta e finokut parashikon një konsum të përditshëm prej 1300 kalorish, gjatë të cilës kjo perime është protagoniste kryesore e pjatave të shoqëruara nga çajra e infuzione me bazë finokun si dhe 2 litra ujë në ditë. Disa ekspertë, sipas Vanity Fair, rekomandojnë të mos e zgjasni pa fund këtë regjim ushqimor, por të limitoheni duke e ndjekur për 1 muaj maksimumi dhe nëse e ndiqni me rigorozitet, mund të humbni dhe 4 apo 5 kile.

Falë vetive depurative të finokut, që në javët e para organizmi pastrohet nga toksina dhe gazrat intestinale e si pasojë barku shfryhet. Si gjithmonë, para se të nisim një dietë është mirë të konsultohemi me mjekun për të mbajtur nën kontroll problematika të mundshme me shëndetin.

Më poshtë, po ju prezantojmë me cilësitë e kësaj perimeve, e shkëlqyer për t’u konsumuar krudo, në sallata, me avull, etj. Një perime që nuk duhet t’i mungojë tryezës verore sepse ndikon në mirëqenien tuaj nëse merret në mënyrë korrekte.

Pak kalori

Finoku është një prej perimeve me përmbajtjen më të ulët kalorike—vetëm 31 kalori në 100 gramë!—dhe pjesa më e madhe është ujë—rreth 90%.

I pasur në fibra

Finoku është i pasur në fibra të pashpërbëshme të cilat ndihmojnë në eliminimin e toksinave. Në të ka dhe një pjesë fibrash të shpërbëshme të cilat rrisin sasinë e ngopjes dhe ngadalësojnë absorbimin e yndyrave. Përmban shumë kalium, aleat i mirë i presionit të gjakut.

Favorizon tretjen

Çarjat dhe infuzionet me bazë finok janë të këshilluara për efektin e tyre drenazhues dhe tretës: falë anetonit dhe fenkonit (molekula që i japin shije tipike), përmirëson funksionin gastrik, duke optimizuar sekretimin e lëngjeve gastrike.

Absorbon gazrat

Ka veti të pabesueshme si lehtësimi i tretjes, thith ajrin e tepërt në zorrën e trashë, duke luftuar aerofaginë.

Favorizon diurezën

Për ata që duan të detoksifikohen dhe të eliminojnë lëngjet e tepërta të trupit, një çaj finoku është shumë i rekomanduar.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.