Avokado me karkaleca

0
33

Avokado me karkaleca është një antipastë  e thjeshtë në përgatitje dhe shumë e shijshme.

Përbërësit:

  • 2 avokado të pjekur
  • 300 g karkaleca të vegjël, të qëruar
  • 4-5 arra të qëruara
  • 1 limon
  • 4 lugë majonezë
  • 1 lugë ketchup
  • 1 lugë pana
  • Pak kripë
  • Pak piper
  • Pak vaj ulliri
  • Pak majdanoz të grirë

Përgatitja e antipastës

Fillimisht zjeni për pak minuta karkalecat në një tenxhere më avull. Pasi të jenë zier, hidhni pak kripë, piper dhe vaj ulliri. Lërini të ftohen dhe vazhdoni me përgatitjen e salcës. Në një enë qelqi hidhni majonezën, ketchup-in dhe panën, i përzieni deri sa të arrini të krijoni një masë homogjene. Pasi karkalecat të jenë ftohur përziejini me salcën.

Prisni avokadon në mes, duke hequr bërthamën. Me një lugë hiqni pak nga pjesa e tulit të avokados. Hidhini pak kripë, piper dhe lëng limoni avokados, e cila do të shërbejë si “pjatë”.  Pjesën e tulit të avokados priteni në copa dhe shtojeni te karkalecat.  Përziejini mirë dhe me një lugë mbushni gjysmën e avokados, çdo gjysmë avokadoje vendosini sipër nga një thelb arre. Pjata e avokados me karkaleca është gati për t’u shërbyer.

Shoqërohet me një gotë verë të bardhë.

//blitz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.