Aspirinë dhe vaj ulliri për irritimin e lëkurës pas depilimit

0
1

Depilimi “perfekt” nuk realizohet pothuajse asnjëherë, por ja disa këshilla që sipas ekspertëve e bëjnë procesin edhe më të lehtë.

Nëse ju duhet një trajtim i lëkurës pas depilimit të zonës delikate të bikinit, ky është artikulli i duhur për ju. Është mirë të shmangni briskun. Metodat më të këshillueshme janë makina e depilimit ose kremi.

Gjithsesi, në zonën e bikinit ose jo, nëse keni nevojë për trajtimin e lëkurës pas depilimit, ja metoda më pak e kushtueshme për ta trajtuar.

Përbërësit:

1 lugë gjelle aspirinë e shtypur

1 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë

 

Përgatitja:

Shtypni fillimisht aspirinën me një lugë. Bashkojeni me mjaltin. Shtoni pak nga pak vajin e ullirit.

Përhapeni në zonën e irrituar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Pastrojeni në fund zonën me pambuk ose peshqir të lagur me ujë të ngrohtë. Rezultati do të duket menjëherë pas veprimit të përbërësve që kur bashkohen së bashku veprojnë për të qetësuar lëkurën.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here