Amaretat më të thjeshta me 3 përbërës

0
83

Amaretat më të thjeshta që mund të bëni nga duart tuaja. Receta është e gjysheve tona dhe vjen nga tradita. Ju duhet vetëm pak dëshirë, sheqer, arra dhe të bardha veze. Mësoni si t’i realizoni.

amaretti-cookies-tall1Përbërësit:

  • 250 gr arra të qëruara
  • 300 gr sheqer
  • 3 të bardha veze

Përgatitja:
Arrat duhet të jenë të grimcuara, ndaj grijini në një pajisje speciale. Më pas rrihni mirë të bardhat e vezëve, sa të mos shkëputen nga tasi. Bashkojini me sheqerin dhe arrat e grimcuara. Përziejini mirë dhe bëni gati sobën.
Në një tepsi shtroni një letër alumini dhe duke i ndarë me një lugë renditini amaretat mbi letër. Piqini në temperaturë të ulët, rreth 100° Celsius për 40 minuta.

amaretticookiesKontrollojini nga jashtë sobës derisa të piqen. Hiqini nga furra dhe lërini të ftohen. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here