Alarmante/Shfaqet fruthi në Shqipëri, kujdes fëmijët e pavaksinuar!

0
86

17 persona janë diagnostikuar me fruth deri më tani në QSUT.  Kështu raporton gazetari i News 24 nga Urgjenca.

Duhet thënë se nga 11 fëmijë me këtë sëmundje, 6 prej tyre kanë lënë spitalin e QSUT-së pas mjekimit. Sipas gazetarit, fluks ka natën dhe në mëngjes sidomos nga ora 09:00 deri në 12:00. 

Specialistë të Institutit të Shëndetit Publik janë duke hetuar burimin e përhapjes së këtij virusi. Megjithatë mendohet se ka qenë një fëmijë i paraqitur për vizitë mjekësorë në urgjencën e pediatrisë i prekur nga ky virus çka ka infektuar edhe fëmijët e tjerë që kanë qenë prezent atë ditë.

Mjekët apelojnë që prindërit të bëjnë kujdes dhe nëse nuk e ke të domosdoshme paraqitjen në urgjencën e pediatrisë këto ditë të mund ta shmangin duke marre mjekimin e duhur tek pediatrët e qendrave shendëtësorë. Fruthi është sëmundje ngjitëse që shfaqet me temperaturë të lartë ekzema në fytyrë.

Virusi i fruthit përhapet nëpërmjet kollitjes, tështimës dhe zgjat nga 10 deri në 20 ditë.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here