Afrodiziakët që përmirësojnë jetën seksuale

0
123

KUR dikush thotë afrodiziak neve zakonisht na shkon mendja tek çokollatat ose kanella. A e keni ditur se fshihet forcë më e madhe në gjëra të tjera ushqimore dhe bimë?

Pasurojeni ushqimin, ëmbëlsojeni dashurinë, shfryni stresin me këto afrodiziakë:

Arrat
Arrat e rrisin fuqinë gjenitale, ndërsa me mjaltin krijojnë një kombinim të fuqishëm. Disa shkencëtarë pohojnë se vetëm 5 arra në ditë mjaftojnë për seksin e shkëlqyeshëm.

Speci djegës
Me to gjaku do t’ju “vallëzojë”. Sa më djegës, aq më mirë. Capsaicin jep djegësinë, specat jalapeno (të gjelbër e të gjatë) dhe habanero (të kuq e të vegjël, me formë rrumbullake) japin “zjarr” dhe e forcojnë qarkullimin dhe rrymimin e gjakut.

Disa hulumtime tregojnë se capsaicin lëshon endrofine, të ashtuquajturat hormone të lumturisë.

Çaji i gjelbër
Për këtë pastrues fenomenal të organizmit flitet me mijëra vite, por më pak është e njohur se ky çaj është i rëndësishëm edhe për jetën seksuale. Kjo bimë përmban antioksidantin catechin, i cili i mbron enët e gjakut dhe e vë në lëvizje qarkullimin e gjakut. Po, kjo ju duhet patjetër. auto_afrodiziak11485331554

Vera e kuqe
Kjo pritej. Nuk e kemi hedhur në gotë kot së koti në mbrëmjet romantike. Italianët, në bazë të kërkimeve në të cilat kanë qenë pjesëmarrëse 800 femra, kanë ardhur në përfundim se femrat që kanë pirë dy gota verë të kuqe kanë pasur jetë më të mirë seksuale dhe dëshirë më të madhe, në krahasim me ato të cilat nuk e kanë pirë ose kanë konsumuar pije tjera alkoolike.

Por kujdes, nëse e teproni me verë mund të ketë efekt të kundërt.

Bima xhensen (ginseng)
Medicina kineze e vlerëson shumë këtë bimë të shëndetshme, por tani e përmendin edhe si shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për “ngrohjen e gjërave” në krevatin bashkëshortor.

Duke e hulumtuar bimën xhensen (ginseng) është zbuluar se ajo ndikon në libido dhe ndihmon në disfunksionet erektuese tek meshkujt. /Zeri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here