A t’i vendos rregulla fëmijës tim?

0
1

Prindër të dashur, a keni menduar ndonjëherë se si do të mësohet me rregulla fëmija juaj? A keni menduar se si do të arrijë ai të kuptojë se ç’janë rregullat dhe si t’i respektojë ato?

Nëse nuk i mësoni fëmijës rregullat e shtëpisë, atëherë ju e orientoni fëmijën drejt përballjes së rregullave të rrugës, kopshtit, shkollës. Ndjenjat e fëmijës në ato momente janë konfuze. Ai nuk di se çfarë të mendojë, si të veprojë. Pra, të gjitha këto na çojnë drejt një shprehjeje popullore: “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”.

Nëse nuk e filloni ju edukatën që në shtëpi, atëherë fëmija do ta ketë të vështirë ta mësojë atë nga dikush tjetër, larg jush. Në radhë të parë, kthejeni vështrimin dhe vëmendjen dhe vetja juaj, dhe në radhë të dytë, kërkoni edhe ndihmën diku tjetër, siç mund të jetë kopshti apo shkolla. Po, sepse kemi hasur rëndom në vitet e fundit që prindërit pretendojnë që edukimin fëmija ta marrë në kopsht. “Unë paguaj kopshtin dhe ata duhet të merren me këtë gjë”, shprehen disa prindër. Dakord, institucionet arsimore merren me edukimin e fëmijëve. Fëmija mëson rregullat në kopsht, edukatoret bëjnë të mundur që këto rregulla të zbatohen, në mënyrë që fëmija të ambientohet me to dhe të përshtatet, por kjo është vetëm një pjesë e punës së madhe të përbashkët prind-mësues.

Në shtëpi, në rrugë, fëmija nuk i zbaton këto rregulla në të mirë të tij, ndaj, të dashur prindër, mos e kritikoni fëmijën që nuk di, por mendoni fillimisht se çfarë keni bërë ju si prindër për ta mësuar fëmijën tuaj. Për çdo sjellje të gabuar, zgjidhni dënimin (i cili zgjat aq minuta sa mosha e fëmijës). Pra, nëse fëmija është 4 vjeç, dënimi duhet të jetë 4 minuta. Po ashtu për çdo sjellje të mirë shpërblejeni duke i plotësuar një dëshirë.

Çdo sjellje të fëmijës, duhet ta shoqëroni me fjalë, shpjegim. Nëse sillet keq shpjegojini: “Unë po dënoj veprimin që bëre, jo ty.” Ndërsa për sjelljen e mirë duhet t’i shpjegoni: “Po të shpërblej, sepse je sjellë mirë”.

//bebaime/
SHPËRNDAJE
ParaA mund të shtyhet menopauza?
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here