A po hamë ushqim të vërtetë?

0
68

Bota është e sëmurë. Shumë e sëmurë. Arsyeja për këtë është dieta jonë, e mishit dhe bulmetit, që gatuhet shumë shijshëm, por që mbart dënimin tonë me vdekje. Po sikur i gjithi të jetë një plan i madh, për të mbajtur burimet në duart e pak njerëzve?

Po sikur qeveria dhe kompanitë e mëdha farmaceutike, të jenë përgjegjëse për krizën e shëndetit, me qëllim që të mbushin xhepat e tyre dhe të besnikëve? Të gjithë këto pyetje trajtohen në mënyrën më të ashpër dhe brutale, në një fil dokumentar me titull “What the health”.

Çfarë po hamë, realisht?

“What the health” është një film dokumentar që ekspozon lidhjen mes mishit, bulmetrave dhe kompanive farmaceutike, si dhe organizatat e shëndetit. Ai ndjek regjisorin, Kip Andersen, teksa interviston mjekë, individë, dhe ekspertë të shëndetit, në lidhje me perceptimin e tyre për krizën e shëndetit në Amerikë. Sipërmarrja e Andersen pritet përgjithësisht ngrohtë, por vuan edhe refuzimin e disa ekspertëve, që nuk pranuan të flisnin me të.

Në botë ka një krizë të shëndetit, kjo është e qartë. Njerëzit sëmuren dhe vdesin për shkak se konsumojnë shumë ushqime të përpunuara. Regjisori Kip Andersen përpiqet të ekspozojë lidhjen mes kompanive të mishit dhe bulmetrave, organizatave të shëndetit dhe kompanive farmaceutike.

Zhvendosja nga dieta me mish, tek ajo bimore

Kip Andersen interviston disa prej ekspertëve kryesorë në sektorin shëndetësor. Disa prej atyre që shfaqen në film janë Michael Greger, mjek, autor i një libri bestseller në NYT. Ai ka folur gjithashtu me Neal Barnard (studiues, shkrumtar), dhe Kim Uilliams (kardiolog, president i ACC). Të gjithë ata dëshmojnë për problemin në fjalë dhe rrezikun konstant që shumë njerëz duhet të ndeshin.

“What the health” nxjerr zbuluar lidhjen mes kompanive të ushqimeve të përpunuara dhe një mbulimi nga ana e qeverisë, për të mbrojtur interesat financiare që burojnë prej kaosit. Shikuesve u ofrohen të dhëna që të lënë pa fjalë, në lidhje me impaktin e rëndë që ka një dietë e dobët si dhe faturat mjekësore dhe vdekja, që vijnë si pasojë e saj. Pjesa më e bukur e dokumentarit është momenti kur regjisori mbron një ndryshim nga dieta me bazë mishin, në dietën me bazë bimore, që njerëzit të bëhen të shëndetshëm. Ai sugjeron se një lëvizje e tillë do të ulte fitimet e kompanive farmaceutike.

“What the health” është dokumentar që mund të ndiqet në Netflix, shërbim i cili është i disponueshëm edhe në Shqipëri. Një dokumentar që rekomandohet për të gjithë ata, të cilët merakosen për shëndetin e tyre, si dhe janë në kërkim të të vërtetës mbi krizën e shëndetit, që e ka shpënë njerëzimin atje ku ndodhet sot.

//botaal/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here