A keni dëgjuar për pulën margarita? Provojeni tani

0
1

Me siguri që picën margarita keni provuar shumë herë. Mirëpo a keni dëgjuar për pulën margarita? Kjo recetë do t’iu lë me gojë hapur. Me vetëm pak përbërës ju do të keni një darkë supër të shijshme e të shëndetshme.

Përbërësit:

4 gjoks pule;
Piper të zi dhe kripë sipas shijes;
2 lugë gjelle vaj ulliri;
1 lugë hudhër pluhur;
Gjysmë luge oregano;
4 pjesë mozzarella;
Tomatini;
Lëng limoni i freskët;
Fleta borziloku;

Mënyra e përgatitjes:

1. Në një enë të madhe përziej gjoksin e pulës me piper, vajin e ullirit dhe hudhrën pluhur.

2. Vendose gjoksin e pulës në furrë për 6-8 minuta për secilën anë. Vendos përmbi nga një copë mozzarella derisa të shkrihet.

3. Për fund, zbukuro me tomatinit, borzilokun e lëngun e limonit.

//unik/
SHPËRNDAJE
ParaBretzel me djathë
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here