A është jeta juaj magjike?

0
8

Ju nuk keni nevojë të mendoheni shumë për të thënë se sa mirënjohës jeni treguar në jetën tuaj deri më sot.

Thjesht hidhni një sy jetës suaj në disa drejtime: paratë, shëndeti, kënaqësia, karriera, familja dhe marrëdhëniet me miqtë e të afërmit.

Ato aspekte të jetës suaj, për të cilat jeni treguar mirënjohës janë të mrekullueshme dhe për pasojë, ju po vilni frytet e saj magjike.

Në të kundërt, ato aspekte të jetës, për të cilat jeni harruar të shprehi mirënjohjen, nuk janë as të kënaqshme, as të begatshme.

Është një fakt i thjeshtë: kur nuk jeni mirënjohës, nuk mund të merrni më shumë. Ju vetë e keni penguar magjinë të hyjë në jetën tuaj.

Kur nuk jeni mirënjohës, nuk mund të merrni më shumë. Ju vetë e keni penguar magjinë të hyjë në jetën tuaj.

Kur nuk jeni mirënjohës, ju vetë i vini një pengesë përpara rrjedhës së begatisë, shëndetit, marrëdhenieve të mira, lumturisë, përparamit në fushën profesionale apo lulëzimit të biznesit tuaj që përndryshe, do të vërshonin drejt jush.

Që të marrësh, duhet të japësh. Të shprehësh mirënjohjen do të thotë të falënderosh. Po nuk e bëtë këtë, vetë ju e përjashtoni vetveten nga magjia dhe nga realizimi i dëshirave tuaja.

Në esencë, mirënjohja e ka bazën në faktin që ne i harrojmë ato të mira që kemi ose mendojmë se ato janë gjëra të zakonshme që na takon t’i marrim nga jeta.

Kur ne I marrim këto gjëra të zakonshme pa treguar mirënjohje, atëherë në mënyrë të paqëllimshme dhe pa dashje, ne ia marrim ato vetës sonë.

Mos harroni se “kushdo që nuk tregon mirënjohje, edhe ato pak gjëra që ka do t’i humbasë.”

//unik/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.