A është gjaku i kafshëve një përbërës i sigurtë në ushqim?

0
161

Gjaku i kafshëve, zakonisht ai i lopës, derrit, dhisë, qengjit, pulave e  me radhë është përdorur në gatimet tradicionale etnike në të gjithë globin dhe gjatë gjithë kohës.

Por duket se jo vetëm në kuzhinën tradicionale, gjaku i kafshëve është duke u bërë pjesë edhe e kuzhinave moderne, jo vetëm në restorante, por edhe në përdorime shtëpiake.

Në sajë të albuminës dhe proteinave që përmban, gjaku i kafshëve është një ingredientë që në kuzhina të ndryshme kryen funksione të caktuara, përshembull në Francë përdoret për trashjen e salcrave; në Indi gjaku i kafshëve është një gjellë e zakonshme dhe ndërkohë në të gjithë botën supat e gjakut mund të gjenden lehtësisht.blood_sausage-22145e88

Përdorimet e gjakut në kultura të ndryshme janë të shumëllojshme, ndërkohë që pyetja që shtrohet është a është ky përbërës i shëndetshëm? Të dhënat në dispozicion lidhur me përmbajtjen e lëndës ushqyese të gjakut janë shumë të pakta. Sipas disa burimeve, ai ndihmon shumë në kurimin e anemisë për shkak të përmbajtjes së lartë të hekurit.

Por sipas Shërbimit të Sigurisë Ushqimore dhe Inspektimit (USDA) gjaku i mishit duhet të jetë i çertifikuar dhe duhet të vijë nga kafshë të inspektuara para dhe pas therjes,  në mënyrë të tillë që të evitohet përhapja e sëmundjeve te ndryshme. //shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.