A është divorci në ADN-në tuaj?

0
1

Fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasë që të divorcohen edhe vet. Por, a është ky një produkt i natyrës apo i edukimit?

Për këtë vjen në ndihmë një studim i “The Economist”, i ngritur mbi pyetjen: A është divorci në ADN-në tuaj?

Në studim thuhet se, është thuajse e pranuar gjerësisht se fëmijët e prindërve të divorcuar kanë më shumë gjasë që të divorcohen edhe vet në të ardhmen e tyre.

Por, a e mësojnë fëmijët sjelljen e “ndërprerjes së martesës” nga prindërit e tyre, apo a e trashëgojnë atë?

Një kërkim i fundit sugjeron se është pikërisht kjo e fundit.

Shkencëtarë amerikanë zhvilluan një studim duke përdorur regjistrin kombëtar suedez. Këto baza të dhënash ruajnë informacione mbi të gjithë qytetarët suedezë, përfshi edhe statusin e gjendjes civile, edukimin, si dhe prindërit biologjikë e ata adoptues të fëmijëve.

Duke analizuar të dhënat e rreth 20 mijë fëmijëve të adoptuar, studimi doli në konkluzionin se fëmijët kishin 20 për qind më shumë gjasa për t’u divorcuar, nëse prindërit e tyre biologjikë ishin divorcuar gjithashtu. Por, asnjë gjasë për t’u divorcuar nëse prindërit e tyre adoptues do të ndaheshin.

Kërkuesit shqyrtuan gjithashtu edhe të dhënat mbi vëllezërit e motrat e adoptuar dhe atyre biologjikë, të rritur në të njëjtën familje. Nëse prindërit e tyre do të divorcoheshin, fëmijët biologjikë vëllezër apo motra do të kishin më shumë gjasë për t’u divorcuar në jetët e tyre, ndërsa fëmijët e adoptuar nuk do të ndikoheshin aspak.

Pra, studimi sugjeron në mënyrë bindëse se gjenet janë një faktor i rëndësishëm në divorcet mes brezave të ndryshëm.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here