A është aspirina një ilaç që bën mrekulli?

0
295

Ka disa studime që tregojnë se aspirina mund të shërbejë si parandaluese e kancerit. Por, marrja e saj nuk është pa pasoja. Një studim i ri në Laboratory Investigation, ka treguar se përdorimi i i aspirinës ndikon në                   pakësimin e rrezikut ndaj kancerit.

Studiuesit rritën qeliza të njëjta me ato të kancerit të gjirit në laborator, duke shtuar doza të ndryshme aspirine dhe zbuluan se qelizat e ekspozuara ndaj aspirinës kishin gjasa të vdisnin. Ndërsa të tjerat nuk rriteshin më tej.

Nuk dihet tamam se si mund ta bëjë aspirina këtë gjë, por mund të lidhet me aftësinë e saj në uljen e ënjtjes apo zonave të infektuara. Një tjetër teori shpreh se aspirina mund të ndalojë pjesët e vogla të qelizave të gjakut së funksionuari si kamuflim për kancerin. “E dimë që aspirina ndalon ngjitjen e këtyre qelizave me njëra-tjetrën, prandaj mund të jetë gjithashtu e rëndësishme për trajtimin e sëmundjeve të zemrës”, thotë Jack Cuzick, drejtor i Qendrës për Ndalimin e Kancerit.

e38b82c0fa1142d288ed63c2d2d3e657

Megjithatë, si çdo studim edhe në këtë rast ka pasoja. Përdorimi i shumtë i aspirinës mund të jetë i rrezikshëm për njerëzit që kanë çregullime të gjendjes së kancerit, ata që marrin ilaçe të tjera apo edhe për rrezikun që mund të ketë për shfaqjen e ulçerës në stomak. Studimi për përdorimin e aspirinës kundër kancerit është një studim premtues, por ende në fillimet e tij. Si çdo medikament tjetër, nuk duhet ta përdorni pa recetën dhe kosultimin me mjekun, sidomos nëse keni simptoma që mund të rrezikojnë shfaqjen e efekteve anësore. /telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here