A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

0
119

Ramazani është muaji i shenjtë ku myslimanët e privojnë veten nga ‘kënaqësitë’ ditore si konsumimi i ushqimit, pijeve dhe kryerja e marrëdhënieve seksuale gjatë ditës.

Qëllimi i agjërimit për një muaj është që myslimanët të afrohen më shumë me Zotin dhe, në përgjithësi, të shpenzojnë më shumë kohë duke e adhuruar atë.

Ndonëse agjërimi ka shumë rregulla strikte, tani ekziston edhe një dilemë e cila i preokupon gratë myslimane të cilat agjërojnë: a guxojnë të vënë makijazh kur janë duke agjëruar?

Ndonëse myslimanët thonë se këtë gjë më së miri e din Allahu, konsensusi i përgjithshëm është se nëse nuk konsumohet apo nuk futet në fyt, bën të përdoret.

“Të gjitha preparatet që vendosen në pjesën e jashtme të trupit, qoftë nëse absorbohen përmes lëkurës apo jo, nuk e prishin agjërimin përveç nëse gëlltiten nga personi”, thotë Shaykh Muhammad Saalih-al-Munajiid, ekspert i çështjeve islame.

Ai thotë se e njëjta gjë aplikohet edhe te sapunët dhe kremrat që përdoren për ta zbukuruar fytyrën dhe që aplikohen në sipërfaqen e lëkurës – ngjashëm me makijazhin.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.