A e dini pse dollari ka këtë simbol?

0
108

Interesante pse simboli i dollarit është pikërisht një S me një apo dy vija në mes

Dollari është valuta ndërkombëtarë e Shteteve të Bashkuara të Amerkës dhe njihet si një ndër valutat më të fuqishme në botë.

Mirëpo, simbolin e dollarit e keni parë shumë herë një “S” me një vijë nëpërmjet saj ($), por a keni menduar pse është “S” e jo diçka si “D” apo ndonjë shkronjë tjetër që sa do pak lidhet me emërtimin e kësaj valute?!symbols_dollar

Megjithatë, ka një histori pas kësaj, thuhet se ky simbol nuk është tipik i dollarit, por është simbol për “peso”.

Kështu tregtarët kanë shpikur një stenografi të thjeshtë dhe të qartë: “Ps” për “peso” erdhi si rezultat i një evolucioni të shekullit të XVIII-të. Më vonë P dhe s u bashkuan me njëra tjetrën duke krijuar simbolin $.

Mirëpo, sipas një shpjegimi tjetër fiktiv thuhet se shenja e dollarit është formuar nga bashkimi i shkronjave të mëdha si “U” dhe “S”. US (United State) që nënkupton Shtetet e Bashkuara. Por, kjo teori nuk konsideron faktin se kjo valutë është përdorur para krijimit të SHBA-ve.//21media/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here