9 zakone të këqija që shkatërrojnë dhëmbët tuaj

0
722

Pastrimi i rregullt i dhëmbëve nuk mjafton që të ruhet pamja dhe shëndeti i tyre. Ndonjëherë shprehitë e vogla të përditshme mund t’i dëmtojnë dhëmbët tuaj duke mos e ditur ju për atë.

Disa shprehi e shfaqein efektin negativ të tyre menjëherë (thyerja e dhëmbit), kurse disa të tjera e dëmtojnë dhëmbin në mënyrë të ngadalsuar dhe të pavërejtur.

Për të mirëmbajtur shëndetin tuaj dental, kujdesuni që të liroheni nga shprehitë vijuese:

Brushing-Teeth

  1. Përdorimi i dhëmbëve në vend të gërshërëve: Shumica i përdorin dhëmbët e tyre për prerjen e një pjese të ngjitëses, hapjen e çokolatës, prerjen e perit…Edhe nëse keni fat të mos bëni ndonjë dëmtim të dukshëm të dhëmbit, veprimet e tilla mund të shkaktojnë plasaritje miniature të sipërfaqes dhe majeve të dhëmbëve. Përdorimi i shpeshtë i dhëmbëve si mjet ndihmës mund të sjellë edhe në lakimin e tyre. Andaj, mos u bëni dembel dhe ngrihuni për t’i kërkuar gërshërët.
  2. Pastrimi i dhëmbëve duke përdorur shumë force: Ndoshta do të mendoni se pastrimi i dhëmbëve duke përdorur më tepër forcë do të sjellë në pastrimin e tyre më të mirë, por e vërteta është se forca vetëm mund t’i dëmtojë ato. Përveç pastrimit me forcë, edhe përdorimi i brushës me fije të forta dëmton zmaltin e dhëmbëve, dëmton mishin e dhëmbëve (gingiva) dhe rrit ndjeshmërinë e dhëmbëve. _woman_eating_ice
  3. Kafshimi i akullit, thonjëve ose karamelave të forta: Kafshimi i akullit shkakton dhembje të dhëmbëve dhe ka arsye për këtë. Dhembja duhet të ju tërheq vëmendjen se po bëni dicka të dëmshme, gjegjësisht se po i lëndoni dhëmbët. Shtypje të cilën e përdorni për të kafshuar diçka të fortë e dëmnton shtresën e jashtme mbrojtëse të dhëmbëve, gjithashtu edhe sjell në thyerjen e pjesëve të vogla nga majet e dhëmbëve. Akullin nuk rekomandohet ta leni në gojë edhe për shkak të temperaturës ekstreme të ulët. eating lemon
  4. Thithja e limonit: Thithja e një cope të limonit nga njëra anë është e dobishme sepse ky frut është burim i jashtëzakonshëm i vitaminave, por nga ana tjetër, nëse përdoret rregullisht, është shumë i dëmshëm për dhëmbët. Aciditeti i limonit sjell në erozionin e zmaltit të dhëmbëve dhe si rezultati i kësaj, dëmtohet sipërfaqa e dhëmbëve. Rekomandohet që lëngjet nga limoni dhe portokalli të qëndrojnë sa më pak në gojën tuaj.
  5. Pastrimi i dhëmbëve menjëherë para dhe pas ushqimit me aciditet të lartë: Asnjëherë nuk duhet t’i pastroni dhëmbët gjatë periudhës prej 30 minuta para dhe 30 minuta pas konsumimit të ushqimit me aciditet të lartë (verë, pemë, pije energjetike, xhus). Nëse i pastroni dhëmbët para ngrënies, ju e pastroni pështymën e cila e mbronë zmaltin nga acidet. Nga ana tjetër nëse i pastroni dhëmbët menjëherë pas konsumimit të ushqimit të tillë, mund t’i dëmtoni dhe ta rrisni ndjeshmërinë e tyre, sepse acidet e zbusin zmaltin e dhëmbëve. CW88RhJUkAAKPMt
  6. Kafshimi i lapsit dhe stilolapsit: Derisa jeni futur në mendime gjatë punës, ose po mësoni, pa vetëdijen tuaj ju mund ta fusni lapsin ose stilolapsin në gojë. Nëse vëreni se keni zakon të tillë, keni kujdes dhe largojeni këtë zakon, sepse kjo mund të shkaktojë dëmtimin e zmaltit të dhëmbëve, thyerje dhe krisje të dhëmbëve. Ju duhet motivim për të harruar këtë zakon? Vetëm mendojeni se sa bakterie ka mbi sipërfaqen e objektit të cilin e keni vendosu në gojë. Tooth-Eruption-2-680x350
  7. Thithja e gishtit të madh: Thithja e gishtit të madh është zakon i keq nga shumë aspekte, por nga ajo më tepër vuajnë dhëmbët. Ky zakon ka ndikim më të madh nëse thithja vazhdon edhe pas paraqitjes së dhëmbëve të “përhershëm”, sepse sjell në ndryshim të strukturës së dhëmbëve, e ndërkohë mund ta ndryshojë edhe pamjen e nofullës. 
  8. Përdorimi agresiv i shkopthave të dhëmbëve: Shkopthat e dhëmbëve janë mjet ndihmës i mirë për largimin e mbetjeve të ushqimit në hapsirën e ngushtë ndërmjet dhëmbëve. Por, nëse përdoren në mënyrë agresive, jo vetëm se mund të sjellin në dëmtim të mishit të dhëmbëve, por mund të shkaktojnë edhe thyerje të dhëmbëve. Duhet të jeni sa më të butë me ato dhe asnjëherë mos i kafshoni.  Gingivitis-Treatment-1024x1024
  9. Kërcitja me dhëmbë (bashkimi i dhëmbeve dhe lëvizja e tyre):Kjo mund të shkaktojë “harxhimin” e dhëmbëve, ndjeshmëri të madhe, thyerje por edhe rënie të dhëmbëve. Përveç kësaj, ky zakon i pavetëdijshëm mund të shkaktojë kokëdhembje, dhembje në veshë dhe në gjithë nofullën. Zakonisht si arsye për këtë është stresi, depresioni dhe anksioziteti./Femina/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here