9 çështje shëndetësore që ju duken të çuditshme, por në fakt i ndodhin gjithkujt

0
543

Kur diçka dyshuese ju ndodhë “aty poshtë”, nxitoni mënjëherë për tek gjinekologu. Por, është e rëndësishme që të mbani mend se për çdo gjë të panjohur që mund të hasni aty poshtë duhet të bëni konsulta mjekësore. Kemi folur me gjinekolog dhe obstetër për të përcaktuar se çfarë është shqetësuese dhe çfarë tërësisht normale.

Më shumë se një infeksion fungal gjatë muajve të verës
Infeksionet fungale paraqesin një dhimbje që nuk mund ta mohoni. Aktivitetet e preferuara verore si noti dhe vrapimet e gjata mund të shpiejnë ndonjëherë në infeksione fungale dhe shumë here gjatë muajve të verës. Për ta parandaluar këtë sëmundje,  sugjerohet shmangja e veshjes së rrobave të lagura në trup.

Ndjesi e dhimbshme për urinim
Nëse e keni të njohur ndonjëherë dhimbjen gjatë zgjimit natën për të urinuar me padurim, atëherë keni infeksion të traktit urinar. Mund të jenë të dhimbshme, por të marrësh një infeksion urinar është krejtësisht normale. Çfarë është e pazakontë, megjithatë, është kur merrni shumëfish (mendoj 4-5) infeksione brenda një viti. Nëse doni të hiqni qafe këtë infeksion, provoni lëng boronice, por më mirë konsultohuni edhe me mjekun tuaj. Që ta parandaloni, përpiquni që të qëndroni të hidratuar mirë dhe natyrisht gjithmonë urinoni pas seksit.

Rrjedhje vaginale
Kur bëhet fjalë për vaginën tuaj, nuk ka asgjë më normale se sekrecionet e saj, por është edhe një nga temat më të kërkuara. Gjëja më e rëndësishme për tu mbajtur mend është se sekrecion mund të ketë secila femër dhe se femra të ndryshme kanë rrjedhje të ndryshme vaginale. Ka raste kur sekrecioni mund të nënkuptojë diçka më shumë. Nëse është sekrecion i bardhë i mpiksur, kjo tregon se ka shumë gjasa të keni infeksion fungal, ndërsa një rrjedhje e trashë mund të tregojë se keni infeksion bacterial.

Perioda të hershme ose të vonuara
Nuk jeni e vetmja që keni humbur apo harruar të pini një pilulë ose dy, kështu që nuk jeni e vetmja që keni prolonguar periodat, apo keni pasur cikël menstrual të hershme. Mungesa e një pilule bën që të bien hormone tuaja, gjë që sinjalizon trupin tuaj për të filluar periodën tuaj. Duke mos marrë pilulat tuaja për disa ditë, ju mund të prolongoni një periodë. Nëse jeni veçanërisht të ndjeshëm, ju mund të keni periodë të zgjatur pas vetëm një humbjeje të pilulës.cikli-menstrualQime të rritura përbrenda
Nëse jeni tipi i femrës që i pëlqen të rruhet aty poshtë, atëherë jeni më të ndjeshme që t’ju hyjnë qimet në mish apo t’ju rriten përbrenda. Rruajtja ose depilimi, edhe nëse nuk teprohet, i bën zonat tuaja intime më të ndjeshme dhe të prirur për zhvillimin e qimeve përbrenda. Për ta aprandaluar këtë, ndryshoni vazhdimisht rrojen tuaj si dhe pastrimi me eksfoliant mund të ul rrezikun.

Aromë e pakëndshme
Nëse keni pasur ndonjëherë një erë jo shumë të këndshme aty poshtë, është e kuptueshme që do të mendoni se ka arsye për tu shqetësuar. Këto aroma të rënda nuk janë edhe shumë alarmuese. Shpesh here këto aroma janë shenjë për vaginozë bakteriale, e cila fatmirësisht mund të trajtohet lehtë me medikamente. Për të penguar zhvillimin e bakterieve, shmanguni nga veshja shumë e ngushtë si dhe ndrroni rrobat pasi ta kryeni punën.

Nivele të ndryshme të dhimbjes së barkut
Një muaj, ndiheni sikur dikush po shkul vezoret tuaja, ndërsa muajin tjetër përballeni me dhimbje më të buta. Dallim i madh i niveleve të dhimbjes së barkut nuk është e pazakontë, në fakt është normale. Çfarë është për tu shqetësuar është ndjenja e grushtimit në zorrë, vazhdimisht dhimbje barku, gjë që mund të jetë shenjë paralajmëruese për sëmundje seksuale transmetuese, sëmundje inflamatore e pelvikut, fibroid në miter ose endometrioza, të gjitha këto diskutoni me mjekun tuaj.largea_stomacjache-15-2-20141428275255Cista në gjinjë
Ndjesia e një gunge në gjoksin tuaj është sinonim për panikë të mënjëhershme, dhe me arsye. Megjithatë, jo të gjitha gungat mund të paraqesin kancer të gjirit. Ndonjëherë ato mund të jenë cista të padëmshme që mund të largohen brenda një muaji. Koha më e përshtatshme për tu vërtetuar nëse keni cista, është pas periodave tuaja, atëherë kur gjoksi është më i tendosur.

Neveri për produkte aromatike
Ju mund të ngjallni neveri nga ndonjë parfum i caktuar (apo kolonja e meshkujve). E njejta ndodhë edhe me vaginën tuaj. Që të shmangni reagimet tuaja ndaj produkteve të caktuara, rrini sa më larg tyre dhe mos i përdorni ato. /femina.al/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here