6 sanduiçë rruge që mund t’i bëni në shtëpi

0
36

Në këtë artikull do të gjeni sanduiçët më të famshëm të botës dhe përbërësit që ju duhen për t’i bërë ato.

Të gjithë ata që nuk kanë mundësinë të udhëtojnë, por duan t’i provojnë medoemos këto sanduiçë rruge, duhet të lexojnë me kujdes atë që shkruhet më poshtë.

Të gjitha paninet mund të përgatiten fare thjeshtë!

Sanduiçi brazilian 
Ju duhet mish pule i tymosur dhe djathë i butë. Kombinimi nuk duket kushedi se çfarë, por mendoni pak: sanduiçi ka pulë, sallatë me kastravec e domate dhe djathë të butë në vend të majonezës. Kjo e bën paninen kremoze.

Sanduiçi rus
Bëhet me kastravec, speca, domate, majonezë dhe mish të copëtuar gaforreje.

Sanduiçi australian
Përbërësit kryesorë të tij janë proshuta, veza e skuqur pak dhe djathi. Mund t’i shtoni çfarëdo perimeje që dëshironi.

Sanduiçi gjerman
Prisni që ky sanduiç të ketë ushqime tradicionale gjermane, por sanduiçi gjerman i rrugës ka ton peshku, pulë teriyaki, erëza dhe djathë kaçkavall.

Sanduiçi kinez
Në Kinë preferojnë ta bëjnë sanduiçin me salçiçe pikante dhe çdo gjë tjetër që dëshiron klienti. Por, salçiçja pikante është e domosdoshme.

Sanduiçi francez
Në Francë, besojeni ose jo, sanduiçin e bëjnë me biftek. Biftek, djathë i shkrirë dhe perime. Shumë i shijshëm.//kosovarja/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.