6 mënyrat si të mbushni tryezën plot duke shpenzuar më pak

0
1

Një nga problemet me të cilën hasen familjet tona është buxheti për ushqimin.

Duke qenë se tashmë puna dhe angazhimet profesionale janë intensive, kujdesi për atë ç’ka hamë është vogël.

Duke I shtuar edhe pamundësinë për t’I rritur vetë perimet apo frutat vaktet janë një problem serioz.
Por si të arrijmë ta mbushim tryezën plot pa shpenzuar një grusht të madh parash?
Ja 6 mënyra:

1. Konsumoni produkte sezonale

Duke konsumuar më shuëm produkte apo ushqime sezonale dhe më pak nga ato të sezonit të kaluar, do ta keni më të lehtë të merrni vlerat ushyqese dhe të shpenzoni pak. Sepse siç dihet, produktet sezonale janë më të lira dhe kanë një variacion të gjerë sesa ato jashtë sezonit.

2. Organizohuni

Së pari, organizoni vaktet. Më pas organizoni listën e ushqimeve që duhen për këto vakte dhe në fund organizoni frigoriferin tuaj. Kështu do ta keni më të lehtë të përdorni ato ushqime që ju duhet dhe të mos blini çdo ditë.

3. Caktoni një buxhet

Caktoni një buxhet për ushqimin që në fillim të muajit dhe mësoni sit ë dalloni çmimet fiktive. Sepse shumica e parave humbet duke blerë të njëjtin mall në një dyqan me çmime të shtrenjta. Pse të blesh diçka shuëm shtrenjtë kur mund ta blesh fare lirë diku tjetër?

4. Zgjidhni

Duhet të zgjidhni me kujdes cilat ushqime janë të duhurat për familjen tuaj sepse tashmë dihet që pesticidet dhe kimikatet e tjera janë të pranishme kudo nëpër tregje. Referojuni organizatave të ndryshme apo eksperteve për të zgjedhur më së miri produktet që vini në tavonlinë.

5. Provoni të jeni vegjetarianë

Nëse jeni të fiksuar pas mishit dhe nuk I largoheni dot, organizojeni javën duke lënë dy apo tri ditë pa mish. Përveç faktit që mishi nuk do t’ju japë vlera “ëoë” ushyqese, mungesa e tij do të linte vend për perime të lira si kastravec, domate, patate, spinaq dhe produkte të tjera si vezë, fausle, qumësht, kos etj.
6. Mësoni fëmijët të mos lënë ushqim

Para se t ështroni tryezën e të uleni, mësoni se sa të uritur janë fëmijët tuaj. Pas këtij momenti inkurajojini të marrin në pjatë aq sa duan dhe të mos marrin më shumë sëç duhet pasi kjo do të bënte që një pjesë e ushqimit të hidhej. Dhe kjo nuk është fare një gjë e mirë.

//blitz/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here