5 sjelljet dhe karakteristikat e njerëzve që viktimizohen gjithmonë!

0
2

Me siguri e keni një të tillë në rrethin familjar, në punë apo në grupin e miqve. Me siguri ai ose ajo është aty gjithmonë duke ju treguar të njëjtën histori, duke luftuar me demonët e brendshëm të qenies së tyre, aq sa jo rrallëherë nuk mund të mos i mëshironi dhe të ndjeni keqardhje për ta. Por, çfarë fshihet pas sjelljes së një personi që i pëlqen të viktimizohet? Si ia dalin të na manipulojnë dhe të na bëjnë të ndihemi fajtorë për gjërat që u ndodhin?

1.Mendojnë se e gjithë bota është kundër tyre: Një ndër karakteristikat dalluese të njerëzve që viktimizohen është pozicionimi sulmues ndaj gjithçkaje apo gjithkujt që i rrethon. Ata ndihen të pafuqishëm, të pashpresë dhe mendojnë se çdo gjë ndodh pasi askush nuk i kupton dhe sepse nuk janë të përkëdhelurit e fatit e mundësive. Mundohen të shohin armiq fantazmë aty nuk ekzistojnë.

2.Nuk marrin përgjegjësitë e tyre: Për këta lloj njerëzish, viktimizimi nuk është thjesht një qëndrim, por një stil jetese nga i cili zgjedhin të përfitojnë në çdo moment, si p.sh të mos marrin përgjegjësitë e tyre dhe t’u shmangen impenjimeve serioze.

 

3.U pëlqen ta bëjnë qimen tra: Njerëzit që viktimizohen kanë maninë të ekzagjerojnë dhe hiperbolizojnë ndjenjat e tyre apo ngjarjet me të cilat duhet të ndeshen çdo ditë. Kjo lloj prirjeje bën që të tjerët jo rrallëherë të ndiejnë mëshirë pë ta.

4.Nuk kërkojnë kurrë falje: Mos prisni të dëgjoni nga goja e tyre ‘’Më fal” pasi nuk do të ndodh kurrë. Është shumë e vështirë që ta bëjnë këtë gjë dhe kjo lidhet direkt me mosmarrjen e përgjegjësisë dhe manipulimin e vazhdueshëm që i bëjnë vetes dhe të tjerëve.

5.Ushqejnë mëri: Edhe pse në sytë tuaj shfaqin anën e tyre më të butë dhe të brishtë, në përgjithësi ata ushqejnë një lloj mërie dhe inati që i ka rrënjët në të shkuarën. Nuk arrijnë të hedhin dot pas krahëve ngjarjet që i kanë bërë të vuajnë në të shkuarën dhe shfrytëzojnë çdo moment për të ndjerë mëri inat ndaj njerëzve që ua kanë shkaktuar./living//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here