5 receta bukurie me…ujë

0
5

Nëse ka diçka që duhet ta bëjmë të gjithë, është të pimë më shumë ujë. Kur jemi të dehidratuar, nuk i bëjmë keq vetëm shëndetit tonë, por dëmtojmë edhe regjimin tonë të bukurisë.

S’ka rëndësi sa të mrekullueshme janë produktet që ju aplikoni, nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, shanset janë që flokët dhe lëkura juaj të mos arrijnë potencialin maksimal. Mospirja mjaftueshëm e ujit mund ta bëjë trupin më pak efiçient në metabolizmin e yndyrave dhe sa më shumë ujë të pini, aq më mirë funksionojnë veshkat dhe mëlçia. Kështu që ndihmojeni veten të pijë sa më shumë ujë duke ndjekur këto këshilla hidratimi që japim ne. Bëhet fjalë për 5 receta të shijshme të cilat përveç ujit që hidraton, përmbajnë edhe përbërës që i bëjnë mirë bukurisë suaj:

Një dozë hidratim

Gjatë muajve të verës, të gjithë e kemi qejf kombinimin shalqi-borzilok sepse është hidratues dhe freskues (shalqiri është 92% ujë). Është i shkëlqyer për të luftuar mbajtjen e ujit dhe fryrjen. Për shkak se shalqiri përmban likopen, është një antioksidant i cili zvogëlon inflamacionin. Borziloku është gjithashtu anti-inflamator dhe ka veti antimikorbiale dhe antibakteriale, kështu që ndihmon në përmirësimin e lëkurës dhe rregullon prodhimin e yndyrës. Nëse lëkura juaj është e predispozuar ndaj akneve dhe yndyrës, kjo pije është ideale për ju!

Receta: Shtoni dy kupa shalqi të prerë në një kanë. Shtoni një dorë borzilok, 1 litër ujë të filtruar dhe futeni kanën në frigorifer. Lërini përbërësit të veprojnë për 4 orë.

Detoksifikim

Në disa kafene ose bare të veçantë mund t’ua kenë ofruar këtë miks. Limoni është detoksifikues shumë i mirë si për trupin, ashtu edhe për lëkurën tuaj. Uji me limon mund të stimulojë aftësinë e sistemit limfatik për të larguar toksina që gjenden në gjëndrat limfatike, fshikëzën e tëmthit dhe zorrën e trashë. Mentja gjithashtu është e mrekullueshme për lëkurën dhe ka veti të fuqishme antibakteriale. Është gjithashtu e pasur me antioksidantë që mbrojnë trupin dhe lëkurën.

Receta: Prisni dy limona përgjysmë dhe shtrydhni lëngun në një kanë qelqi. Prisni imët 1 kastravec dhe përziejeni me limonët. Merrni një tufë mente dhe fërkojeni me pëllëmbët e duarve për të intensifikuar shijen, më pas shtojeni në kanë dhe përzieni gjithë përbërësit. Shtoni një litër ujë të filtruar dhe lëreni në frigorifer për 2 orë që të veprojnë përbërësit.

Fuqia antioksidante

Ky miks frutash është një dozë e mirë antioksidantësh e vitaminash, perfekte për një lëkurë me shkëlqim dhe flokë të shëndetshëm. Ato gjithashtu veprojnë anti-inflamatorë duke e bërë këtë, pijen perfekte të mëngjesit dhe nuk do të zgjoheni më të fryrë e me qeska në sy. Ky miks funksionon edhe si një recetë çaji i ftohtë.

Receta: Shtoni një dorë mjedra dhe tre lugë gjelle kokrra shege në një kanë të mbushur me akull. Lërini të veprojnë për disa orë.

Formula e rinisë

Kjo recetë me kolagjen është pak ndryshe, megjithatë shtimi i kolagjenit sjell benefite të mëdha, kështu që mos u shqetësoni për shijen pak ndryshe. Shtoni një suplement kolagjeni në ujë. Me kalimin e kohës ai do t’ju ndihmojë të zhdukni rrudhat e para dhe të përmirësoni çehren në përgjithësi. Gjithashtu përmirëson korrigjimin e kolagjenit në lëkurë. Ka shumë benefite edhe për shëndetin e kockave gjithashtu.
Receta: Shtoni dy lugë gjelle kolagjen në gjysmë litri ujë.

Bukuri…jo vetëm në fytyrë

Ky miks i luleshtrydheve, limonit dhe borziloku është një prej mikseve më të shijshme të ujit dhe benefitet i ka të panumërta. Ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe siguron një lëkurë e skalp të shëndetshëm. Ka veti antibakteriale dhe antimikrobiale, është mega hidratues, kështu që është i shkëlqyer për trupin, lëkurën dhe flokët.

Receta: Përzieni 4-6 luleshtrydhe dhe 1 limon të prerë në feta me një dorë borzilok në një kanë. Shtoni 1 litra ujë të filtruar. Lërini përbërësit për 20 minuta she shijojeni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here