5 këshilla të vogla për t’u ndjekur ndërsa po gatuhet darka

0
63

5 këshilla të vogla

Lani enët!

Sigurisht! Përdoreni këtë kohë për të zbrazur lavamanin nga enët e mëngjesit apo drekës dhe ato që keni përdorur për të gatuar darkën. Gjithmonë do të kesh më pak enë për të larë pas darkës.

Përgatisni mëngjesin!

Mëngjeset janë kaotikë dhe gjithmonë e kemi me nxitim, kështu që, konsumi i një mëngjesi të mirë është parapërgatitja e tij. Mund të jetë i ndryshëm për çdo pjesëtar, por përshembull mund të zieni vezët, të prisni frutat ose dhe të bëni kekë të vegjël apo petulla.

Paketoni drekën e ditës së nesërme!

Pse ta lësh për më vonë diçka që mund ta bësh tani? Lejojini vetes disa minuta më shumë gjumë duke paketuar ushqimin për nesër ndërsa darka po bëhet. Nëse mendoni të merrni me vete diçka nga ushqimi i darkës, zbrazni kutinë, lajeni dhe vendosni disa perime në anë.

Bëj një punë të përditshme kuzhine!

Keni ndonjë sirtar që ju ngre nervat sa herë që e hapni, pasi është vazhdimisht rrëmujë? Rregullimi ndoshta nuk do t’ju hajë më shumë se 15 minuta kohë, kështu që shmangni dhe atë bezdinë gjatë fundjavës për tu marrë me të. Mund të bëhet fjalë dhe për raftin e ushqimeve, apo pjesë të frigoriferit. Për gjëra më të mëdha, ndajini në disa hapa gjatë darkave të tjera të javës.

Hidhini një sy librit të gatimit për receta frymëzuese!

Doni të merrni dhe disa receta më tepër nga libri i kuzhinës, por nuk gjeni dot kohë? Shfrytëzoni kohën ndërsa darka është në sobë. Mbushni një gotë me verë, uluni dhe shihni recetat për darkat e javës së ardhshme dhe bëni një listë me përbërësit që duhet të blini në dyqan.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here