Ballina Life Karriera 5 gabimet trashanike për të cilat ju pushojnë menjëherë nga puna

5 gabimet trashanike për të cilat ju pushojnë menjëherë nga puna

0
77

Njerëzit e mirë dhe punëtorë edhe mund të pushohen nga puna. Shpeshherë gabimet e vogla mbajnë pas tyre pasoja të mëdha. Nxirrni disa mësime duke lexuar artikullin…

Një studim i “ePolicy Institute” ka vëzhguar 300 kompani. Sipas analizës së tyre, 1/3 e kompanive kanë pushuar punonjësit për shkak se kanë keqpërdorur teknologjinë, duke shprehur shqetësimin në rritje për abuzimin e punonjësve. Mes këtyre arsyeve futen edhe postimet në rrjete sociale.

1. Pritshmëri të larta, por rezultate të dobëta
Kur filloni një punë të re, bëni premtime dhe merrni përgjegjësi të shumta që nuk i keni menduar gjatë. Me kalimin e kohës, kur premtimet nuk mbahen, ndodh t’ju shembet bota nën këmbë. Ky mund të jetë një shkak i mire, nëse pushoheni papritur nga puna.
Duhet të ishit menduar gjatë para se të merrni përsipër më shumë përgjegjësi, nga sa mundeni.

2. Negativiteti
Punëdhënësi pret që t’ia bëni jetën më të thjeshtë dhe gjithë skuadrës me të cilën do të punoni. Nëse njerëzit shpërndajnë vazhdimisht negativitet në zyrë, apo e vështirësojnë jetën e punëdhënësit, dijeni se do të jenë të parët që hiqen nga puna.129297_or

3. Mungesa e sjelljes së mirë
Përpiquni t’i merrni gjërat shtruar e të qetësoheni. Mbani një qëndrim neutral në orarin e punës, pasi humbja e kontrollit do t’ju dëmtonte mbi të gjitha juve, si dhe është një arsye për t’u hequr nga puna.Resolve-a-Conflict-at-Work-Step-12

4. Keqpërdorimi i burimeve të kompanisë
Edhe pse shpeshherë mund t’ju duket diçka e vogël, të marrësh një kuti letër apo të përdorësh telefonin për arsye personale, është një shkelje e rëndë. Të gjitha burimet e kompanisë duhet të shfrytëzohen vetëm në të mirë të saj.slacking-at-work

5. Të flasësh në emër të kompanisë
Duhet të tregoheni të kujdesshëm në shprehjen e opinioneve personale kur përfaqësoni kompaninë, pasi ato mund të merren lehtësisht si opinionet e kompanisë ku bëni pjesë. Këtë njerëzit e kanë të vështirë ta dallojnë dhe padyshim është një arsye e fortë për t’u pushuar nga puna.

o-EXERCISE-AT-WORK-facebook//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here