4 truket që do t’ju ndihmojnë të keni thonj të bukur në çdo kohë

0
15

Mania e thonjve me xhel do të jetë trendi i këtij sezoni, edhe pse jo të gjithë mund të përballojmë t’i rregullojmë ata çdo javë.

Të gjitha ne e adhurojmë faktin që thonjtë duket të freskët dhe të rregullt çdo ditë, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Thonjtë me xhel janë të hollë dhe të dëmtuar, ndaj ne po ju listojmë disa ide të thjeshta me anë të cilave ju mund të keni thonjë të freskët, të pastër dhe të gjatë gjithmonë, e kjo në kushte shtëpie.

Pastë dhëmbësh
Nëse thonjtë tuaj janë me njolla dhe nuk i pastron asgjë, i vetmi që ju ndihmon është pasta juaj e dhëmbëve. Mund të aplikoni pak në një furçë dhëmbësh dhe të filloni të pastroni thonjtë. Rezultati do të arrihet menjëherë e ju do të keni thonjë të pastër dhe të shndritshëm pas larjes me pastë dhëmbësh, njësoj sikur të lani dhëmbët tuaj.

Uji i ftohtë
Nëse i rregulloni vetë thonjtë tuaj në shtëpi dhe vuani se ata marrin shumë kohë për t’u tharë ja ku është zgjidhja për ju. Merrni një tas, mbusheni me ujë të ftohtë dhe vendosini thonjtë tuaj brenda tij për 3 minuta thonjtë janë tharë dhe do të qëndrojnë më të freskët se më parë dhe do të shkëlqejnë më shumë.

Sfungjeri i make-up-it
Nëse ke dëshuirë të krijosh dizajnë të ndryshme në thonjë, me xixa apo thjeshtë, ja ku është zgjidhja juaj më e mirë. Merrni sfungjerin tuaj, që e përdorni për të hapur fondatinën në fytyrën tyuaj dhe aplikoni manikyrin mbi sipërfaqen e saj dhe aplikojeni atë në thonjtë tuaj. Do të duken shumë të veçantë dhe të bukur.

Lëvizni shishen në dorë para aplikimit
Nëse shishja juaj e manikyrit duket e ngrirë dhe e pamundur të aplikoni në thonjë, ja ku është një zgjidhje e domosdoshme për ju. Rrotullojeni atë në duar dhe kështu manikyri brenda shishes do të kthehet në gjendjen e mëparshme e kështu mund ta aplikoni pa asnjë problem./RevistaClass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.