3 mitet e pavërteta rreth flokëve që parukierët vazhdojnë t’ua thonë çdo ditë!

0
1

Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë, kjo edhe falë shumëllojshmërisë së produkteve që gjenden në treg, por kjo përkujdesje do të ishte e paplotë nëse nuk do të kishit pranë edhe ndihmën e parukierit, parukieres suaj.

Por, jo gjithmonë ata u thonë të vërtetën, ose më saktë krahas ndihmës së specializuar dhe shërbimeve që ofrojnë shpeshherë ju bëjnë të besoni edhe mite të gabuara që më pas ndikojnë në rritjen dhe trajtimin e shëndetshëm të flokëve.

1. Shampoja dhe zbutësi i flokëve duhen aplikuar në gjithë gjatësinë e flokëve: Një ndër gabimet më të shpeshta që bëni gjatë larjes së kokës është aplikimi i zbutësit të flokëve në gjithë gjatësinë e tyre. Ajo që nuk dini është që ndryshe nga shampoja e cila ka në përmbajtjen e saj përbërës që largojnë yndyrën e flokut nga rrënja deri tek maja, zbutësi i flokëve përbëhet nga përbërës hidratues që japin efektin e tyre vvetëm tek majat e flokëve ose në gjysmën e gjatësisë së folikulës.

2. Sa më shumë t’i prisni flokët, aq më shpejt rriten ato: Kjo është një ndër këshillat më të shpeshta që merrni nga parukierja juaj. Na vjen keq t’ju informojmë që është një mit tejet i gabuar. Së pari rritja e flokëve nuk varet nga prerjet e shpeshta ose jo, por nga regjimi ushqimor dhe trajtimi i tyre me produkte bimore ose produkte të specializuara bukurie. Mos harroni që floku rritet nga rrënja e jo nga maja, kështu që kjo teori bie poshtë.

3. Nëse i prisni flokët fëmijës gjatë vitit të parë, do të jenë të hollë./living//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here