12 gjëra që duhet të dini kur dilni në takim me një biznesmen

0
40

Të dilni në takim me një sipërmarrës është një përvojë e mrekullueshme, por ka disa gjëra të cilat që duhet t’i dini…

Ata lexojnë shumë rreth biznesit dhe vetëzhvillimit
Sipërmarrësit rrallë kënaqen me arritjet e tyre personale apo progresin profesional. Si rrjedhojë, raftet e tyre janë të mbushur me libra me kujtime nga njerëz të mëdhenj dhe bookmarks i tyre është plot link-e me artikuj për rritjen profesionale.CzPsaSLWIAEQtyg

Ndonjëherë e kanë të vështirë të shkëputen nga puna
Kur ti ke biznesin tënd, asnjëherë nuk e “mbyll punën kur largohesh nga puna”. Ka gjithnjë punë që presin për t’u bërë ndaj është mjaft e vështirë të bindësh sipërmarrësin tuaj të kalojë kohën e tij të lirë duke u çlodhur.

Analizojnë çdo gjë për të parë nëse ia vlen përkushtimi i tyre
Dita e tyre është gjithnjë e ngarkuar me punë dhe gjëja e fundit që një sipërmarrës do të donte të bënte është të humbin kohën e tyre me diçka të pavlerë dhe joproduktive. Çdo detaj në axhendën e tyre është i analizuar me kujdes për t’u siguruar nëse ia vlen të shpenzojnë kohë me të – dhe nëse ata janë duke kaluar kohë me ty, duhet të dini se ata vërtet e duan këtë gjë.

Nuk punojnë asnjëherë në orarin 09:00-05:00
Ata që kanë një biznes duhet që të përmbushin një sërë rolesh; kjo do të thotë që ata rrallë do ta mbyllin punën e tyre gjatë orarit 9:00-5:00. E gjeni shpesh duke punuar natën vonë para laptop-it, zgjohet herët në mëngjes për të punuar për ndonjë plan biznesi, apo pushon gjatë drekës, kështu që pasdite do të jetë më shumë produktiv për të punuar.20151201201751-couple-in-the-city-smitten0love-youngBëjnë shumë pyetje
Sipërmarrësit nuk rreshtin kurrë së mësuari. Edhe nëse tema në fjalë nuk ka aspak të bëjë me biznesin e tyre, ata janë gjithnjë kureshtarë, duke bërë një milion pyetje në mënyrë që të fitojnë sa më shumë njohuri.
Kur dilni në takim me një sipërmarrës, ju keni përballë njëkohësisht një thesar informacioni dhe dikë që do t’ju nxisë edhe ju që të mos reshtni së mësuari.

Nuk e kalojnë kohën e tyre me njerëz dembelë
Për të ruajtur motivimin e tyre, sipërmarrësit zgjedhin të qëndrojnë me njerëz të të njëjtit nivel, të cilët të jenë të aftë dhe t’i frymëzojnë. Ata zakonisht pëlqejnë të kalojnë kohën e tyre me dikë që mund t’i shtyjnë ata të punojnë me zgjuarsi.

Jetojnë për të arritur synimet
Sipërmarrësit punojnë vazhdimisht për të arritur një objektiv, shpesh disa në të njëjtën kohë. Çdo arritje u jep atyre motivimin për të cilin kanë nevojë për objektivin e tyre të radhës. Mbështetja juaj në çdo hap nuk ka të çmuar.

Do të mësoni shumë rreth sipërmarrjes
Ngjarjet, arritjet dhe problemet që partneri juaj do të ndajë me ju do t’ju mësojnë shumë rreth kompanisë së tij. Ndoshta në këto momente ju nuk jeni duke planifikuar për të hapur një startup, por përvoja juaj e dorës së dytë në një biznes të vogël do t’ju bëjë një “sipërmarrës nderi”.elite-dating-background2

Dinë si t’ju bëjnë surpriza
Gjithçka vërtitet rreth spontanitetit. Pas finalizimit të një marrëveshjeje, surprizat e tyre shkojnë përtej luleve dhe çokollatave – dhe tempizmi i tyre është për t’u admiruar.

Është e vështirë të shpjegosh se çfarë bëjnë
Ju mund t’u tregoni thjesht njerëzve se partneri juaj është një sipërmarrës, por ata me siguri nuk do të kënaqen me kaq. Si rezultat ju duhet t’u tregoni emrin e kompanisë, llojin e biznesit, arsyen se pse partneri juaj nisi ta bëjë këtë gjë etj.
Ndërkohë që ju jeni duke folur për këto, si pa e kuptuar do të kenë kaluar më shumë se dhjetë minuta.

Kanë nevojë për dikë që të përkujdeset për ta, t’u japë hapësirë dhe t’i falë
Oraret e tyre të çrregullta dhe ëndrrat e tyre i bëjnë pak më të komplikuar se njerëzit e tjerë. Njeriu ideal në krah për një sipërmarrës është dikush që t’i mbështesë në objektivat e tyre, t’i japë hapësirë, t’i falë pse punojnë deri vonë e që pëlqen të kalojë momente të bukura në kohën e lirë.
Si këmbim, ata do t’ju dhurojnë botën.

Ata mendojnë dhe kujdesen për ju më shumë nga ç’mendoni
Dashuria dhe përkushtimi juaj do të thotë shumë për partnerin tuaj, më shumë se ç’mund ta mendoni./monitor/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here