11 fotot e dasmës që nuk do të dalin kurrë nga moda

0
299

Të gjitha ҫiftet e reja që martohen, gjithmonë kërkojnë mënyra të reja të organizimit të ceremonisë që të duken sa më bukur dhe sa më ndryshe nga të tjerët. Por kur është fjala për fotot, nuk është nevoja të shohësh shumë larg për t’u shkëputur nga tradicionalja.

Ja cilat janë 11 pozat që nuk do të jenë asnjëherë jashtë stilit dhe nuk do të të mërziten kurrë.

kur behesh gati

Kur bëhesh gati
Nuk ka rëndësi sa shumë njerëz përfshihen në një moment të tillë apo vetëm nusja, koha kur bëhesh gati është gjithmonë një moment që duhet fiksuar në të paktën një foto. Yana Shellman, fotografe, thotë: “Janë pikërisht ato momente që të kujtojnë të gjithë ditën më të bukur të jetës.”

mccully_120512_scaz_0750

Fustani i nuses
Debi Buckley, organizatore dasmash nga Kalifornia e Jugut, thotë se foto e fustanit të nuses dhe sidomos momenti kur ajo del para pasqyrës, është një nga momentet që nuk mund të dalin jashtë kohës.13f3e732c9582a00dec416729880ed2bShikimi i parë
Shumë ҫifte janë të prirur të mos e humbasin momentin e parë dhe këtë portret duan ta regjistrojnë për gjithë jetën në albumin e tyre. Dhe për shumë arsye, është shuuuumë emocional.okayShëtitja në ishull
Nuk ndodh në ҫdo dasmë (shëtitja në ishull), por është një foto që nuk del asnjëherë nga moda. Momenti kur ҫifti ecën në një rrugë në natyrë. Mund të jeni të shoqëruar nga prindërit ose një person tjetër i dashur që ju mban për krahu dhe jua bën këtë moment të paharrueshëm.cutest-first-look-reaction-bride-groom-wedding-day

Reagimi i dhëndrit
Shumë prej fotografëve i gëzohen shumë këtij momenti – reagimit të dhëndrit sapo shikon nusen të vijë drejt tij për të bërë betimin.

puthjaPuthja e parë
Puthja e parë e ҫiftit është simboli i një jete të re së bashku për ҫiftin. Nuk mund të humbasë asnjëherë fotoja pas momentit: “Mund ta puthni nusen”.geximDuke iu gëzuar ceremonisë
Një nga momentet më të bukura mund të jenë edhe fotot gjatë ceremonisë kur nusja dhe dhëndri argëtohen duke kërcyer me njëri-tjetrin apo të tjerët. Momentet e para si burrë e grua mund ta bëjnë ҫiftin edhe më interesant para fotografive.Wedding-family_x800Portreti tradicional familjar
Disa njerëz mendojnë se është e kotë të humbasësh kohën me foto familjare, ndërkohë që mund të kënaqesh duke shijuar muzikën, koktejet dhe ҫdo gjë të festës, por kushdo duhet të bëjë të paktën një foto me familjen ose me njerëzit e afërt dhe të rëndësishëm që ka në jetë.couple-in-front-of-classic-carFoto tradicionale të ҫiftit
Po, puthjet janë shumë të bukura, por duhet të kesh me vete edhe disa kujtime të tilla kur ju të dy tregoni një dashuri të sinqertë edhe nëpërmjet një fotoje. Ka disa poza klasike që e tregojnë më së miri këtë. Të jesh trendy është gjë shumë e bukur, por e sigurt që shumë ҫifte, pas shumë viteve, këto poza i duan më tepër.

Të ftuarit
Edhe ky është një prej atyre momenteve që nuk duhet humbur për shkak se fsheh disa momente, disa njerëz dhe disa kujtime që t’i sjellin në jetë vetëm këto lloj fotosh.largimiLargimi i ҫiftit
Është po ashtu klasike, por kurrsesi nuk mund të mungojë.

/Revista Class/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.