10 trende bukurie që do të dominojnë gjatë vitit 2017

0
199

Që nga shkëlqimi i syve e deri te vetullat e formësuara…

Shihni më poshtë trendet e bukurisë që do të dominojnë gjatë vitit 2017 dhe do të lënë përshtypje të madhe.

XXL flokë të gjata

Që nga Kim Kardashian, Beyonce, Jennifer Lopez e deri te Ariana Grande, flokët e gjata dhe të drejta do të jenë trendi më i madh i vitit 2017.a25c6fddbd538135e9787530411236db

Buzë vezulluese

Buzët plot shkëlqim dhe me xixa do të jenë akoma të freskët në vitin 2017. E tëra që duhet të bëni është të lyeni buzët me ndonjë ngjitës apo shkëlqyes buzësh e më pas me gishtërinj të aplikoni vezëllimën në buzë.glitt

Llajner poshtë syve

Ky është një trend shumë i rëndësishëm dhe i veçantë gjatë këtij viti. Tentoni të aplikoni ndonjë nuancë të lehtë poshtë syve, mund të zgjedhni edhe ndonjë llajner me shkëlqim.11 (3)

Buzë të padefinuara

Trendi më i ri ishin buzët mat të përsosur, por tani është koha të veproni paksa më ndryshe me formësimin apo lyerjen e buzëve. Ju mund të aplikoni buzët e njollosura apo të mjegulluara, që nënkupton most ë vizatoni linja delikate por të mbushni skajet e buzëve me më shumë ngjyrë si dhe të përshkëllyeni buzët në mes me anë të gishtërinjve.Blur-Matte-Lip-Pencil-Pink-Blurred-Lip_finished-look-1x1

Bëni me shkëlqim çdo pjesë të fytyrës

Kapaku i syrit me shkëlqim është ende një trend, por nuk janë e vetmja pjesë e fytyrës që mund të vezullojnë. Ju mund të aplikoni vezëllimë edhe në mollëzat e faqeve duke ju bërë të dukeni shumë më tërheqëse.fac440b2d9d78910fc338df435d9d2d2

Formimi i dredhave të valëzuar

Dredhat e valëzuara janë shumë klasike dhe me anë të hekurit për flokë ju mund të fomoni dredha në formë të valëzuar, dhe të dukeni shumë natyrale dhe të përsosura. Me anë të hekurit, ju mund të kapni vetëm pjesën e poshtme të majave të flokëve duke i dredhuar valë-valë.d9d835ba7d189430d08ad0a4cf3cc73f

Teknika e vetullave “Microblading”

Ndoshta kjo është teknika më e mirë që mund të ndodhë gjatë vitit 2017. Kjo teknikë përdor një mjet të vogël dore me mikrogjilpëra për të depozituar pigment brenda shtresës së parë të lëkurës, duke bërë që vetullat të jenë në formë të shkëlqyer 24/7. Kostoja e kësaj teknike kap një shumë paksa të shtrenjtë për një trajtim të bërë, nukë shtë aspak e lirë por që zgjat deri në dy vjet.eyebrow_microblading_3D_eyebrow_embroidery_tips

Pamje vezulluese

Merrni një pamje plot shkëlqim dhe vezëllim në fytyrën tuaj. Makeup artisti Regan Rabanal krijon këtë pamje duke aplikuar krem vezullues, pudër hijëzuese dhe fare në fund ca vezëllimë për impakt shtesë. Është shumë tërheqës aplikimi mes syrit dhe mollëzave të faqeve.Polina-Kouklina-Glamour-Face (1)

Grim i trupit

Pavarsisht nëse është ndonjë detaj apo aksesorë një ngjyrësh siç shihet në foton e Proenza Schouler 2017, është koha që tani të provoni diçka më kreative me paletat e reja të kozmetikës. Pjesa tjetër e preferuar e trupit për grim? Do kishim thënë se është qafa.

image (12)

Ngjyra e flokëve ‘BLORANGE’

Ngjyra pastel e përsosur për dimër, ‘blorange’ (blonde+orange), është nuanca e preferuar e ngjyrës që lahet. Por, keni kujdes sepse ngjyra portokalli vështirë mund të hiqet andaj edhe duhet ta keni parasysh.hair-blorange (1)

/femra//

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here