10 sugjerime për kuzhinën tuaj

0
175

Kur bëhet fjalë për arredimin e shtëpisë dhe veçanërisht për atë të kuzhinës, ne mendojmë se arkitektët “fluturojnë”.

Themi fluturojnë sepse disa objekte që ata sugjerojnë nuk janë të prekshme nga të gjithë jo vetëm për arsye financiare, por edhe pasi nuk mund t’i gjesh  në vendin tonë. Ne, arkitektet e “Nova Architect Gallery” dëshirojmë t’ju sjellim përmes këtij artikulli disa sugjerime shumë të vlefshme dhe po ashtu, t’ju shfaqim teknologjinë më të fundit (atë që është e prekshme për arredimin e kuzhinës suaj).

Të gjithë e dimë se çfarë rëndësie ka kuzhina në jetën tonë dhe pikërisht kjo i bën këto këshilla tepër utilitare. Fillimisht, ajo çka vihet re që në momentin e parë të vëzhgimit të një kuzhine është  pikërisht hapësira.

1-Sa më shumë hapësirë aq më mirë!
Gjithmonë duhet ta konsideroni kuzhinën sikur ajo të jetë një qenie humane, që e vishni me shumë rroba në ditët më të nxehta të verës. Lëreni të marrë frymë! Kjo është një nga gjërat kryesore për të cilat duhet të kujdeseni. Çuditërisht vihet re një nevojë e pakuptueshme e njerëzve për ta mbushur kuzhinën plot e përplot me mobilje, kanate njëra mbi tjetrën (që me siguri do të qendrojnë bosh që nga dita e parë e vendosjes në përdorim) etj. Sa më e thjeshtë dhe sa më shumë hapësirë të ketë kuzhina juaj, aq më e këndshme dhe e rehatshme do të jetë!

2-Kujdes me aspirimin, ajrimin e nevojshëm!
Të gjithë i kemi parasysh aspiratorët e mëdhenj që qendrojnë mbi kokën e pianurës. Hiqini qafe ato! Vendosni një teknologji të re, ekonomike dhe më të bukur për syrin tonë. Aspiratorët e rinj me fibra karboni, në formë të ngjashme me atë të dizajnit të një ndriçuesi, janë tashmë të prekshëm edhe në Tiranë. Është një teknologji që ju kursen mjaftueshëm energji elektrike dhe nuk ka nevojë për tubin e aspirimit sepse gjithçka thithet nga filtrat e karbonit të vendosura në aspirator. Qëllimi i aspiratorit është që të mbajë një presion të ulët në kuzhinë.Contemporary-Kitchen-with-Air-ConditionerQë të barazohet presioni duhet të mundësohet qarkullimi i ajrit të freskët në kuzhinë, për shembull, derën që të çon në një ambient tjetër ta lini të hapur. Asnjëherë mos hapni dritaren pranë aspiratorit që punon, sepse kjo gjë do të prish qarkullimin e ajrit!

3- Krijoni një kuzhinë gjithformëshe!
Ju është mërzitur kuzhina juaj që është gjithmonë me atë formën standarde L apo me forma të tjera që keni vite që i shikoni?! Zgjidhja është e lehtë: Përpiquni për një kuzhinë të lëvizshme! Insistoni për mobilje që janë të lëvizshme, në mënyrë që gjithmonë kuzhina juaj të bëhet një ambient i ri, i gatshëm për t’u eksploruar nga ju.63 (2)

4-Bëni diçka ndryshe!
Vendosni një element krijues ndryshe nga çdo gjë tjetër në kuzhinë! Bëjeni kuzhinën tuaj sa më argëtuese që të jetë e mundur. Krijoni një stil të këndshëm dhe interesant, por gjithashtu kursejini edhe punë vetes. Standardi arredues në kuzhinën tonë është veshja e murit me pllaka, që të themi të drejtën vjen një moment që na bezdisin për t’i pastruar. Mendoni për elemente të rinj dhe pak të kushtueshëm. Ju paraqesim një zgjidhje mjaft efikase për të gjithë: xhamin e temperuar. Me të drejtë mund të pyesni ç’është ky xham? Xhami i temperuar është një xham si gjithë të tjerët, vetëm se i trajtuar në temperatura të larta dhe mjaft rezistent ndaj goditjeve, pra, jo lehtësisht i thyeshëm. Ne ju sugjerojmë këtë xham në vend të pllakave bajate të konsumuara tashmë nga syri, për 3 arsye: 1- është lehtësisht i pastrueshëm; 2- ka kosto shumë herë më të ulët dhe 3- është jashtëzakonisht modern nëse poshtë tij vendoset një adeziv atraktiv.Modern_2

5-Një sugjerim që mund të ndihmojë punën e amvisave: Zgjatini kanatet deri në tavan!
Duke i patur kanatet në një lartësi më të ulët se tavani, mund t’ju hapet shumë punë me grumbullimin e pluhurit, por gjithashtu kjo nuk ju mundëson një hapësirë sa më të menaxhueshme të tyre. Ndërsa kanatet që arrijnë deri në pikën e takimit me tavanet, ju krijojnë mjaftueshëm vend për vendosjen e çdo elementi që ju dëshironi.kann

6- Një furrë me kanate do të ishte shumë mirë!
Kalimi nga furra për në tavolinën e ngrënies është i mundimshëm (edhe pse është një rrugë e shkurtër përsëri mund të ketë aksidente). E mira e të mirave është që ngjitur me furrën tuaj të keni pjesë banaku (syprinë) rezistente ndaj nxehtësisë, ku mund të vendosni çfarëdo gatimesh të dala prej saj.kitchen_images-1

7-Keni një kuzhinë të vogël?!
Nuk ka problem! Bëjeni atë të duket më e madhe. Ju sugjerojme pasqyrat. Në vend të xhamave apo drurit, që shërbejnë si kapak të kanateve vendosni pasqyra. Efekti i pasqyrës krijon në syrin tonë një iluzion të një hapësire më të madhe. 85fcb1e4b425dcd19a9d1844ab183cc5

8- Elementi surprizë…
Nëse kuzhina juaj është shumë e thjeshtë, në ngjyrë pane të lehtë apo vetëm e bardhë, mund të habisni veten dhe miqtë tuaj duke vendosur që pjesa e brendshme e mobiljeve të jetë një ngjyrë kontrastuese me ngjyrën jashtë, për shembull një ngjyrë jeshile molle mjaft interesante. Ky element nuk do t’ju mërzis kurrë dhe bën që kuzhina juaj e thjeshtë të kthehet në një kuzhinë moderne.

9- Kuzhina ka nevojë për gjallëri, për shenja jete!
Këto shenja jete ju mund t’ia jepni nëpërmjet gjelbërimit. Është vërtetë këndshëm që në një kënd të mobiljeve tuaja të keni një vazo që qëndron gjithmonë e gjelbër. Por kujdes! Gjelbërimi ka nevojë edhe për hapësirë ajrore, prandaj mos harroni që kuzhinën tuaj ta krijoni në një dhomë ku drita natyrale nuk do të mungojë.greenery-kitchen-and-dining-3

10- Investoni me mënçuri!
Nëse keni vendosur që të blini produkte, si: frigorifer, mikroval, furrë, pianurë etj. blijini pak më shtrenjtë se çmimi fillestar i vendosur, vetëm në rast se përmbushin disa kritere. Këto kritere kryesisht kanë të bëjnë me kursimin e energjisë elektrike dhe me pamjen estetike. Vendosni të blini një pianurë me induksion! Eliminoni të gjitha aksidentet e mundshme sepse ajo nuk transmeton nxehtësi gjatë prekjes, ka një pamje shumë moderne dhe kursen shumë energji…Cheap-White-Kitchen-Units-Cool-SPA12

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here